BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Rajoni

Përhapja e frikshme e koronavirusit, Maqedonia e Veriut i rikthen sërish në karantinë qytetarët, masat drastike

Përhapja e frikshme e koronavirusit, Maqedonia e Veriut i rikthen

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të rikthejë në karantinë disa prej qyteteve më të mëdha në vend, për shkak të shifrave tejet shqetësuese të regjistruara ditët e fundit nga koronavirusi.

Kështu, Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi do të jenë në karantinë nga e enjtja në orën 21.00 deri të hënën në orë 05.00.

Këtë vendim e ka marrë Qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive.

Duke filluar prej të premten dhe deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera, por me orë të caktuar policore, duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme.

Vendimi i këtillë sipas ministrit Venko Filipçe u soll për shkak se, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet të vilat janë shndërruar në vatër të virusit korona.