BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Rajoni

Përkeqësohet situata/ Humbin jetën 5 persona brenda një dite, Maqedoni e Veriut shtyn gjendjen e jashtëzakonshme, ja sa raste të reja u identifikuan vetëm në 24 orët e fundit

Përkeqësohet situata/ Humbin jetën 5 persona brenda një

Situata e përhapjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut duket se është tepër shqetësuese.

Mësohet se autoritete shtetërore kanë vendosur që të shtyjnë sërish gjendjen e jashtëzakonshme.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është vendosur që vendi të jetë në Gjendje të Jashtëzakonshme edhe për 14 ditë të tjera.

Këtë e bëri publike vetë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Ndërkaq, 5 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Po ashtu  janë konfirmuar edhe 35 raste të reja.