BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Rajoni

Përplasje në opozitën kosovare për rrëzimin e qeverisë, Vetëvendosje sulmon Enver Hoxhajn për çështjen e zgjedhjeve

Përplasje në opozitën kosovare për rrëzimin e

Duket se fati i qeverisë se krijuar nga Lëvizja Demokratike e Kosovës, me kryeministër Avdullah Hotin, është që të largohet nga pushteti në rrethana jo të zakonshme, ashtu siç edhe erdhi në pushtet. Mos dakordimi mes partive politike mbi presidentin e ri të vendin, duket se do ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme. Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar ndërkohë që Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për të qenë president dhe PDK e ka refuzuar kategorikisht kandidaturën e tij. Kjo pasi Enver Hoxhajt, sipas ushtruesit të detyrës së kreut të PDK-së pas arrestimit nga Gjykata Speciale të Kadri Veselit, Haradinaj nuk është presidenti i duhur për Kosovën. “Ne jemi në një situatë të brendshme shumë të përçarë dhe në të njëjtën kohë interesi për Kosovën dhe mbi Kosovën po humbet çdo ditë. Ata duhet të na japin ne një shans pas largimit në mënyrë të dhunshme të z. Thaçi. Nëse dikush i kërkon votat PDK-së atëherë do të duhet që të ketë edhe propozimin nga PDK-ja. Ne do propozojmë dikë që mund të jetë anëtar i kryesisë apo mund të jetë deputet i parlamentit të Kosovës apo një anëtar i ri i partisë”, është shprehur ai. Sakaq, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por kryetari i PDK-së shprehet se ata akoma nuk kanë marrë një ftesë nga kjo lëvizje për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. “Ne i themi të na e bëjnë ftesën dhe ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme”, shprehet ai.

Reagon Vetëvendosje

Kjo deklaratë e Hoxhaj është hedhur poshtë nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba. Deputeti Zyba ka deklaruar se realiteti është ndryshe dhe se PDK-ja ka disa muaj tashmë që e ka marrë një ftesë të tillë. “PDK në fillim thoshte që vetëm le ta fillojë dikush mocionin e mosbesimit sepse ne jemi për rrëzimin e kësaj qeverie. Me rastin e fillimit të procedurave të mocionit, përkatësisht para konferencës për media të datës 6 gusht, LV e ka ftuar PDK-në që të mbështesë mocionin dhe të jap kontributin e saj në tekstin e mocionit të mosbesimit. Të njëjtës, PDK nuk iu patën përgjigjur duke e konsideruar atë të pasinqertë. Pra, tashmë ka një ftesë së cilës PDK nuk iu është përgjigjur”, u shpreh Zyba. Deputeti shtoi tutje se që nga ajo kohë, kanë kaluar 4 muaj prej fillimit të mbledhjes së nënshkrimeve për mocion dhe PDK refuzon t’i japë nënshkrimet, ndërkohë që ka përmendur edhe faktin që në disa raste i është vënë në shërbim qeverisë sipas tij së paligjshme. “Tash së fundi përsëri ka ndryshuar qëndrim në raport me mocionin e filluar nga ana e jonë. Për dallim nga një deklaratë pararendëse nga atëherë kryetari i saj, Veseli, i cili thoshte qartë se në momentin kur LVV të sjellë mocionin në Kuvend, PDK do ta votojë, tash kryetari në detyrë, Hoxhaj, ka një qëndrim tjetër. Sipas këtij të fundit, pasi të jenë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme që mocioni të sillet në Kuvend, pra pasi të jenë mbledhur 40 nënshkrime, LVV duhet ta ftojë në takim PDK-në, e vetëm pas atij takimi PDK do të dalë me një qëndrim të qartë”, deklaroi ai. Ndër të tjera, Zyba pohoi se PDK po kërkon një takim me LVV-në për të arritur një marrëveshje. “Pra tani mbledhja e 40 nënshkrimeve nuk mjafton që PDK të votojë për rrëzimin e qeverisë, por për këtë ka nevojë për një takim dhe një marrëveshje me LVV-në. Ata nuk e kanë seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie. Kjo dëshmohet çdo ditë me veprimet e tyre në kuvend e në komisionet parlamentare dhe mbështetet me deklaratat e tyre publike që janë të mangëta në logjikë dhe konsistencë. Kushdo që mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, qoftë sepse vendi ka nevojë për një rilegjitimim të institucioneve, qoftë sepse kjo qeveri është e paaftë, e dëmshme dhe jofunksionale, e trajton mocionin si qëllim e jo si kompromis ose rezultat negociator. Pra e mbështet atë si domosdoshmëri, jo si pazar politik, siç po synon PDK”, theksoi deputeti Zyba. Ndërkaq, mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë janë deklaruar se do ta mbështesin edhe Aleanca Kosova e Re.