BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën
x

Rajoni

Përplasjet Greqi-Turqi, Athina zbulon dy agjentët sekretë dhe bën lëvizjen urgjente, ja si i siguronin informacionet dhe ia dërgonin konsullatës

Përplasjet Greqi-Turqi, Athina zbulon dy agjentët sekretë dhe

Disa ditë pas tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë, autoritetet greke deklarojnë se kanë arritur që të zbulojnë dy spiunë që dërgonin informacione të rëndësishme në Ankara.  Policia greke njofton se dy personat janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur akuza për spiunazh dhe shumë shpejt ata dalin para gjyqit.

Pritet që pas këtyre arrestimeve të shtohen tensionet mes dy vendeve, pasi një nga të akuzuarit si spiun është punonjës dhe përkthyer në Konsullatën e Përgjithshme Turke në Rodos. Edhe i akuzuari tjetër është po nga ky ishull dhe punonte në anije si kuzhinier dhe i jepte informacione punonjësit të konsullatës. Këta dy persona i përkasin pakicës myslimane-turke dhe jetonin prej kohësh në Greqi., njëri nga ata është sekretari 35-vjeçar i konsullatës turke në Rodos, në rolin e agjentit kryesor dhe tjetri është një kuzhinier marine 55-vjeçar , i cili kryente në fshehtësi të plotë misionet e tij.

Lidhur me akuzat kuzhinieri që punonte në anije ka mohuar që të jetë spiun dhe në një dëshmi ka thënë se ai nuk ka marrë para.

“Unë dhe Shebachatin Beiram u takuam gushtin e kaluar. Familjarët e mi kishin ardhur për pushime në Rodos dhe më prezantuan me punonjësin e konsullatës. U takova më atë dhe më premtoi se do me ndihmonte, pasi kishte shumë njohje. Ishte hera ime e parë që punoja si kuzhinier në një anije dhe doja ndihmë. Ne u takuam katër herë pas një takimi dhe ai arriti të fitonte besimin tim. Nuk kam bërë gjë për para. U josha për të mirën e atdheut”, ka rrëfyer i arrestuari.

Pas katër emërimeve dhe pasi fitoi besimin dhe kontrollin e tij absolut, sekretari 35-vjeçar i konsullatës i caktoi kuzhinierit detyrën e parë.

 "Ai më tha të regjistroja lëvizjet e ushtrisë, numrin e anijeve dhe anijet  në port dhe nëse ka helikopterë në to. Ne nuk folëm në telefon, takoheshim sa herë që kisha pushim në kafene të ndryshme”, tha i arrestuari.

Tashmë pritet që hetimet të tregojnë rolin e vërtetë të dy të arrestuarve. Ndërkohë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për muaj me radhë janë shtuar. Dy vendet akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të territorit dhe kërkimeve të paligjshme për gaz natyror në Mesdheun Lindor.