BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Rajoni

Përplasjet me Serbinë, Kosova kërkon mbështetje nga Uashingtoni: Beogradi kërkon të minojë legjitimitetin dhe sovranitetin e vendit tonë

Përplasjet me Serbinë, Kosova kërkon mbështetje nga

Marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet e fundi të shkaktuara nga vendosja e reciprocitetit mbi targat nga qeveria kosovare, është një çështje e cila së fundmi është ngritur fuqishëm edhe në Kongresin amerikan. Grupi i Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në mënyrë që vëmendja e SHBA mbi gjetjen e një zgjidhjeje për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë të dyfishohen. Ata kërkuar që administrata e presidentit Biden të shtojë angazhimin dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve. Kërkesa e Grupit të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan është bërë me anë të një letre të cilën ia kanë dërguar presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Blinken. “Javën e fundit u shfaq një situatë shqetësuese si rezultat i një mobilizimi ushtarak në kufi, duke kërcënuar stabilitetin e pasigurt në rajonin e Ballkanit. Duke pasur parasysh forcën joproporcionale të forcave të armatosura të Serbisë, ne ju bëjmë thirrje që të ripërtërini angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’u siguruar që aleati ynë Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur”, thuhet në letër. Sipas Grupit, situata e vështirë dhe tensionet nisën të përshkallëzohen pikërisht kur Serbia vendosi të tregonte forcën me helikopterët ushtarakë të cilët fluturonin shumë pranë kufirit me Kosovën, në përpjekje për të nxitur dhe përshkallëzuar më tej situatën. Në letër sqarohet se vendimi i marrë nga Kosova është mëse i drejtë, kjo pasi shteti serb kishte dhjetë vite që kishte në zbatim një masë të tillë. “Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, Serbia ka refuzuar ta njohë Kosovën si një komb të pavarur. Kjo reflektohet në një marrëveshje, në të cilën Serbia lejoi vetëm automjetet që shfaqnin targa me “KS” (Kosovë) dhe refuzoi hyrjen në automjetet që tregonin targa me “RKS” (Republika e Kosovës)”, thuhet në letër. VOA raporton se në letër përmendet edhe lidhja e Rusisë me gjendjen në veri të Kosovës. “Shumica, nëse jo të gjitha pajisjet ushtarake serbe të përdorura u siguruan nga Rusia, aleati më i ngushtë i Serbisë. Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, vizitoi kufirin më 26 shtator 2021, së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç dhe shefin e shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviç, çka shihet si një përgjigje dhe mbështetje e mëtejshme e taktikave të Serbisë”, thuhet në letër. Ata nënvizojnë se Serbia ka kërkuar vazhdimisht të minojë legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe bëjnë thirrje që Shtetet e Bashkuara “duhet të vazhdojnë të qëndrojnë me aleatin tonë Kosovën”. “Ne ju bëjmë thirrje që të dënoni përshkallëzimin e fundit të tensioneve dhe mobilizimin ushtarak serb, si dhe inkurajojmë administratën tuaj që të bashkohet me partnerët tanë në BE dhe NATO, për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare”, vazhdon letra.

Kongresmenët në mbështetje të Kosovës

Kongresmeni amerikan nga NewJersey, Chris Smith, deklaroi se ka probleme serioze dhe pengesa në respektimin e të drejtave të njeriut në Serbi, dhe se atmosfera e mosndëshkimit i kujton kohën e Sllobodan Millosheviçit. “Rastet e tilla të shkeljeve të të drejtave të njeriut mund të ndodhin vetëm në një atmosferë të pandëshkueshmërisë kur abuzuesit nuk kanë frikë nga pasojat për veprimet e tyre. Kjo të kujton ditët e këqija të vjetra të Sllobodan Millosheviçit”, tha Smith, sipas “Danas”. Ndërkohë, kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, Bob Mendez me anë të një videoje të shpërndarë në Twitter, ka kundërshtuar fuqimisht idenë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shkuar madje edhe më tej duke e quajtur një hap të tillë si recetë e garantuar për katastrofë. Menedez ka kritikuar ish-administratën Trump, duke e akuzuar ish presidentin se ka mbajtur në vijimësi një qëndrim pro serb dhe anti Kosovë. “Kjo ka krijuar shumë pasoja në fund të ditës. Unë besoj se nuk duhet të ketë shkëmbim territoresh. Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe. Kjo do të ishte recetë për katastrofë”, ka shtuar Mendez.

Më të lexuarat