Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përse u “vetëpërjashtua” Kosova nga Shengeni Ballkanik? Albin Kurti nxjerr prapaskenat e rënda: Nuk besoj që Shqipëria...

Postuar: 11/11/2019 - 21:15

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini-Shengenit të Ballkanit. Ai beson se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale.

“Së pari besoj që Samiti i Ohrit, apo mbledhja e dytë e kësaj vale të re nuk është dashur që të mbahet. U mbajt takimi i parë, u tha se në Ohër do të vijnë të gjithë, por nuk shkoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja patën përfaqësim simbolik. Kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe i Ohrit. Ishte e gabueshme dhe e pa shpjegueshme ngutia që me doemos tani të mbahet tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihet se Kosova nuk do të marrë pjesë.

Cfarë do iniciativa duhet ti bëjë vendin parimit të reciprocitetit që do të zbatojë qeveria e re e Kosovës. Edhe LDK-ja edhe unë, gjithsej 2/3 e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë. Do të mbledh qeverinë për ta diskutuar këtë gjë dhe me shoqatat dhe organizatat, unionet për të parë se cfarë dobie kanë për Kosovën? Duhet ta shohim. Kemi nevojë që ta bëjmë një diskutim të tillë me biznesin dhe shpresoj që Rama ta ketë bërë me biznesin në Shqipëri.

Në gërmallat e Jugosllavisë së dytë, Milloshevici ngriti të tretën që ishte gjenocidale, Vucic i përket asaj klike që erdhi në pushtet pas Milloshevicit, që të jetë më ekstrem se ai dhe nuk kam dyshim që synon Jugosllavinë e katërt me synim zgjerimin e saj. Unë besoj se Kosova dhe Shqipëria nuk besoj se do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale" tha Kurti në Report Tv.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 19:54

Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës, zgjodhi sot kryeministrin e ri të vendit. Zoran Tegeltija do të jetë kryetar i Këshillit të Ministrave në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
 

Postuar: 05/12/2019 - 18:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sot komentet e krerëve të qe

Postuar: 05/12/2019 - 18:15

Në një lëvizje që pritet të vështirësojë më shumë arritjen e kompromisit mes Kosovës dhe Serbis

Postuar: 05/12/2019 - 15:37

Një ish-ministër serb i qeverisë së Kosovës është dënuar me dy vite burg për mohimin e krimeve

Postuar: 05/12/2019 - 15:17

Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit të sotëm në fshatin Vollkovë të Komunës së Gjorçe Petro

Postuar: 05/12/2019 - 15:14

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha në Sarajevë se

Postuar: 05/12/2019 - 15:11

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka mbrojtur s