Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës në KE, mposht kandidatin rus

Postuar: 14/11/2019 - 14:58

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.
 
Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që mori 6.
 
Kandidimi i Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse, kishte ngjallur reagime të shumta. Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS gjatë ditës së djeshme kathënë se mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën.
 
Ndërsa, për zgjedhjen e Peter Beyer-it ka pasur urime të shumta, të cilët kanë vlerësuar si hap pozitiv zgjedhjen e tij.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS),  kanë shkruar se vlerësojnë këtë hap që do të shërbejë për të forcuar të drejtat e njeriut
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 19:54

Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës, zgjodhi sot kryeministrin e ri të vendit. Zoran Tegeltija do të jetë kryetar i Këshillit të Ministrave në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
 

Postuar: 05/12/2019 - 18:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sot komentet e krerëve të qe

Postuar: 05/12/2019 - 18:15

Në një lëvizje që pritet të vështirësojë më shumë arritjen e kompromisit mes Kosovës dhe Serbis

Postuar: 05/12/2019 - 15:37

Një ish-ministër serb i qeverisë së Kosovës është dënuar me dy vite burg për mohimin e krimeve

Postuar: 05/12/2019 - 15:17

Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit të sotëm në fshatin Vollkovë të Komunës së Gjorçe Petro

Postuar: 05/12/2019 - 15:14

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha në Sarajevë se

Postuar: 05/12/2019 - 15:11

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka mbrojtur s