BREAKING NEWS

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron
x
BREAKING NEWS

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi
x
BREAKING NEWS

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos
x
BREAKING NEWS

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot
x
BREAKING NEWS

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë
x
BREAKING NEWS

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në
x
BREAKING NEWS

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/
x
BREAKING NEWS

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet
x

Rajoni

Petkov vlerëson Kovaçevskin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve  mes Shkupit dhe Sofjes: Nga tetë ditë në detyrë, katër i kaloi në Bullgari

Petkov vlerëson Kovaçevskin për zgjidhjen e

Marrëdhënia mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duket se vërtetë është në përmirësim  sipër, gjë që jep shpresa edhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre dhe nisjen e negociatave integruese për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në fjalën e tij përpara ligjvënësve bullgarë, kryeministri Kiril Petkov ka vlerësuar përpjekjen e homologut të tij maqedonas dhe qeverisë maqedonase për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ai ka theksuar faktin, që ndërkohë që kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski, ndërsa ka vetëm tetë ditë në postin në krye të qeverisë maqedonase, katër ditë i ka kaluar në Bullgari. Një adresimin në Kuvendin bullgar në kuadër të negociatave me Bullgarinë, Petkov sqaroi se një sjellje e tij nga homologu i tij tregojnë një dëshirë për gjetjen e një zgjidhjeje. Ai shtoi se Bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të hyjnë në Kushtetutë si edhe Shqiptarët. “Kovaçevski theksoi se Bullgarët do të hyjnë në Kushtetutë si Shqiptarët. Për momentin bisedojmë për afatin. Kjo do të jetë fakt dhe Bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të kenë të drejta të barabarta. Për më 4 shkurt përgatitemi për nderim të përbashkët të Goce Dellçevit me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij”, u shpreh ai. Petkov para deputetëve bullgar theksoi se në të dyja takimet me autoritetet e Maqedonisë së Veriut brenda vetëm një jave, është arritur përparim i madh në më shumë fusha, duke e renditur ekonominë, transportin dhe të drejtat e pakicave. Ai përsëriti se Komisioni historik punën e kryen mirë, duke mos përmendur zhbllokim eventual të rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut. Një vlerësim kaq pozitiv për arritjen e zgjidhjeve me Maqedoninë, një nga deputetet e Kuvendit bullgar Ekarina Zaharieva, e ka parë me dyshim. “Uleni pak entuziazmin, do t’i rrisni shumë pritshmëritë dhe pastaj do të duhet të sqaroni. Kjo është këshillë miqësore. A e dini sa memorandum kemi nënshkruar si këto, mbi 20 herë, ndërsa për Korridorin 8 ky është i treti”, është shprehur ajo.

Deklaratat në RMV

Në lidhje me marrëdhëniet dhe dinamikat e reja mes dy shteteve, janë deklaruar edhe liderët në Maqedoninë e Veriut. Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, në lidhje me dialogun me Bullgarinë vlerësoi se po fillon një fazë e re dhe të dyja palët shprehin vullnetin e tyre për përparimin e procesit. Ai beson se është e rëndësishme që çdo institucion politik në të dyja vendet të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura. Pendarovski bëri gjithashtu me dije se së shpejti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të ketë bisedime me homologun r tij bullgar, Rumen Radev. Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut synon zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore me Republikën e Bullgarisë, në frymën e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve nga viti 2017. Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, tha se kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme, askush nuk e negocion identitetin. “Gjuha dhe atributet e tjera identitare janë çështje që lindin nga e drejta e vetëvendosjes së çdo personi, e çdo populli, e çdo bashkësie etnike, e çdo shteti dhe është një e drejtë e patjetërsueshme më e fortë se çdo e drejtë tjetër. Nuk kemi negociuar për këto çështje, as nuk kemi të drejtë të negociojmë dhe as që do të negociojmë kurrë”, tha Osmani. Ai theksoi se mund të ketë pasur tentativa të tilla në të kaluarën kur janë paraqitur disa teza për mohimin e identitetit të maqedonasve si “një popull në dy shtete”, që sipas tij, ishte një përpjekje për të imponuar një pikëpamje të vetme të së vërtetës historike, por me një qasje të mençur, racionale, argumentuese arritëm të tregojmë se këto janë dukuri retrograde, se nuk përputhen me vlerat e qytetërimit modern. “Sot nuk po flasim më për identitet, por vetëm për qasjen ndaj përcaktimit të së drejtës për vetëvendosje të secilit – në përputhje me rendin ekzistues shtetëror në të dy vendet. Kjo na shpie në grupin e çështjeve politike që deri vonë quhej pakoja 5+1”, tha ministri i Jashtëm.