BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Rajoni

Piloti e vrau 20-vjeçaren në gjumë për 6 minuta, dalin detajet tronditëse të veprimeve që ai bëri para dhe pas aktit makabër (DOKUMENT)

Piloti e vrau 20-vjeçaren në gjumë për 6 minuta, dalin

Detaje tronditëse janë zbuluar nga lëvizjet që ka bërë piloti 32-vjeccar para dhe pas vrasjes së bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline.

Ora inteligjente e Carolines dhe telefoni i 32-vjeçarit Babis Anagnostopulos çuan policinë drejt përfundimit se ky i fundit ishte autori i krimit të rëndë që tronditi Greqinë. Mediat greke kanë zbuluar se Caroline ishte duke fjetur në momentin kur i shoqi e mbyti.

Ky përfundim është arritur nga përpunimi i të dhënave në orën inteligjente që ajo kishte të vendosur në momentin e ngjarjes së rëndë. Konkretisht, viktima kishte të vendosur një orë me aplikacionin që regjistron rrahjet e zemrës, hapat, ngjitjen dhe distancën e përshkuar.

Në 11 maj 2021, nga ora 12:05:46 në mesnatë, deri në 01:17:45 Caroline kishte 51-61 impulse. Nga ora 01:26:19 deri 01:36:34 ajo kishte 64.66 rrahje zemre ndërsa nga 01:41:35 deri në 03:51:25 u regjistruan 48-58 impulse. Në orën 03:58:06 ajo kishte 60 rrahje zemre .

Në 04:05:15 ajo kishte 87 rrahje zemre ndërsa në 04:10:02 kishte 75 rrahje zemre. Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor nga 01:41 deri në 03:51 por edhe në 03:58, në orët e para të 11 majit Caroline ishte në gjumë pasi rrahjet e zemrës së saj ishin 48-58, nën 60.

Nga ora 04:05 deri në 04:11 regjistrohet një rënie e rrahjeve të zemrës, ndërsa në orën 04:11 ndalet regjistrimi i rrahjeve të zemrës. Kjo do të thotë se autori e mbyti atë për 6 minuta. Të dhënat nga telefoni celular i Babis, zbuluan se 32-vjeçari ishte duke ecur në shtëpi, gjatë kohës kur i tha hetuesve se ishte i lidhur dhe pa ndjenja. Më konkretisht, në orën 04:20 fqinji që jeton ngjitur me shtëpinë e çiftit dëgjoi një lehje të qenit të tyre.

Në 4:24 të mëngjesit, në kohën kur vrasësi kishte raportuar tek autoritetet se ishte pa ndjenja, telefoni i tij celular doli nga modaliteti i karikimit, më pas u zhbllokua duke përdorur kodin sekret personal dhe u kyç disa herë ndërsa regjistronte lëvizje nëpër shtëpi.

Në 06:08:30 telefoni celular u zhbllokua dhe Babis formoi së pari numrin 180 pastaj 1000 dhe më pas 100 në 06:12:59. Këto thirrje gjithashtu i referohen dëshmisë paraprake të autorit, ndërsa veprimet ishin bërë siç tha ai me hundë teksa ishte i lidhur.

Sipas asaj që ai kishte raportuar fillimisht, ai ishte i lidhur nga ora 04:11 deri në 06:20. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor klinik u zbulua se dëmtimet që kishte në kokë dhe mavijosjet në duar dhe këmbë ishin mezi të dukshme dhe për këtë arsye dëmtimet e tij trupore ishin të lehta, ai kishte dëshmuar se ishte pa ndjenja nga koha e vdekjes së të shoqes deri në kohën kur ai kreu një telefonatë me celularin e tij, dmth për rreth 2 orë.

Autori i krimit kishte pohuar gjithashtu se ai ishte i lidhur në një shtyllë por efektivët e policisë që e liruan e gjetën me duar të lidhura përpara. Ai gjithashtu tha se grabitësit e kishin lidhur në shtrat por kjo nuk u vërtetua nga dëshmitë e oficerëve të policisë të cilët arritën të parët në shtëpinë e krimit.

Babis Anagnostopulos kishte dëshmuar se ai kishte rënë në gjumë nga ora 01:15 deri në 01:30 pas mesnatës dhe u zgjua kur vuri re grabitësit, megjithatë ai përdori telefonin celular në 02:27 dhe 02:30 duke e zhbllokuar atë me kodin e tij. Në aplikacionin imessage në celularin e autorit u gjet një mesazh ” ti budalla “, në orën 23:18 nga adresa e Caroline.

Në orën 23:46 të mbrëmjes, aplikacioni i hapave regjistroi një ngjitje prej tre katesh. Në 01:15 telefoni hyn në modalitetin e karikimit. Në 02:27 telefoni celular zhbllokohet dhe 16 sekonda më vonë kyçet përsëri. Në 02:30 celulari zhbllokohet dhe autori i shikoi mesazhet e tij dhe në 02:31 telefoni bllokohet përsëri. Në 04:24 celulari doli nga karikimi ndërsa në 04:36 zhbllokohet dhe futet në aplikacionin gmail.

Në orën 04:38 ai e mbyll përsëri celularin. Në orën 05:22 regjistrohet një lëvizje prej 29 shkallësh në një distancë prej 21,93 metrash.

Në orën 05:40 dhe 05:41 regjistrohet një ngjitje prej dy katesh. Në orën 05:53 regjistrohen 14 hapa me një distancë prej 10.74 metra, ndërsa ai zhbllokoi celularin dhe pas 2 sekondash e mbylli përsëri. Në orën 05:53 ai u ngjit në një kat. Në 06:08 zhbllokohet dhe 26 sekonda më vonë bëhet një telefonatë në 180. Në 06:10 bëhet një përpjekje për të thirrur numrin 100.

Piloti e vrau 20-vjeçaren në gjumë për 6 minuta, dalin