
Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Plani franko-gjerman: Pas 10 vitesh Kosova në OKB dhe NATO, fiton njohje nga pesëshja e BE, Serbia përfiton ndihma masive, ja masat tronditëse që do të merren nga Brukseli nëse Vuçiç mbështet Putinin

Shkruar nga Elmas Bogdani 19 Shtator 2022

Ndërkombëtarët po kërkojnë që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Nga ana tjetër Brukseli është gati të sanksionojë Beogradin nëse vazhdon të ndjekë politikat me dy karrige me presidentin rus Vladimir Putin. Media serbe “Danas” ka nxjerrë detaje nga plani 13 pikësh i Gjermanisë dhe Francës që i është propozuar presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti. Në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE. Dokumenti me katër faqe, i cili shpjegon logjikën e kornizës së re, përmban një vizion 10-vjeçar për të trajtuar problemin dhe ofron një "perspektivë makro".
Gjermania dhe Franca “hedhin në erë” Ballkanin e Hapur
Këto dy shtete të fuqishme, që janë shtyllat e BE-së, ranë dakord për një politikët re ndaj Ballkanit Perëndimor. Franca qëndron fuqishëm me Gjermaninë në synimin e saj për rigjallërimin dhe suksesin e plotë të procesit të Berlinit, ndërsa Gjermania qëndron fuqishëm me Francën në vizionin e saj për një politikë të kujdesshme zgjerimi ndaj Ballkanit Perëndimor. “Franca dhe Gjermania i kanë bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë se deri në fund të vitit 2022 duan sa më shumë marrëveshje praktike mes dy palëve, të cilat mundësojnë rivitalizimin me sukses të procesit të Berlinit. Pra, këto kushte të forta paralajmërojnë fundin e treshes Rama-Vuçiç-Zaev për nismën “Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit, sipas Gjermanisë dhe Francës mbetet që të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor të arrijnë objektivat e fillimit të këtij procesi, veçanërisht paqen, sigurinë, stabilitetin, njohjen reciproke, demokracinë dhe shtetin e së drejtës!
Çfarë përfiton Serbia dhe Kosova?
Sa i përket Kosovës, ajo merr njohjen e pesë vendeve të BE-së, duke zhbllokuar perspektivën e anëtarësimit në NATO dhe BE, ndërsa Serbia merr ndihmë të konsiderueshme financiare dhe ekonomike dhe “do të njihet si një forcë që udhëheq ekonomikisht dhe politikisht rajonin”. Gjithashtu thuhet se nëse Beogradi nuk e pranon këtë plan, do të pasojë “izolimi ekonomik dhe financiar”, po ashtu theksohet se pesë vendet që nuk e njohin Kosovën përfundimisht do të largohen nga Serbia dhe do t'u bashkohen vendeve të tjera që e kanë njohur Kosovën.
Hungaria paralajmërim për Serbinë
Nga ana tjetër, politika me dy karrige e Vuçiçit pritet të marrë fund dhe shembull konkret nga Brukseli po jepet për Hungarinë. Pas raportit të Parlamentit të BE-së, i cili përcaktoi Hungarinë si një “kërcënim sistemik” për vlerat themeluese të Evropës, Komisioni Evropian propozoi një shkurtim prej 65% të fondeve të kohezionit të Budapestit, i barabartë me 7.5 miliardë euro. Sipas Komisionit, rreziku i paraqitur për buxhetin e BE-së në kuadër të shkeljeve të shtetit të së drejtës “mbetet” pavarësisht masave të premtuara nga qeveria hungareze për zgjidhjen e problemeve të treguara. Mekanizmi, i cili ishte miratuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë vetëm disa javë më parë, pas një sfide nga Budapesti dhe Polonia, i lejon Brukselit të vendosë sanksione financiare ndaj shteteve anëtare “për të mbrojtur buxhetin” nëse ato konsiderohen se kanë shkelur vlerat thelbësore të BE-së. Pra Hungaria pritet ta pësojë rëndë nëse vazhdon të mbështesë politikat e Putinit dhe të njëjtin fat mund ta presë dhe Vuçiçin. Kujtojmë se presidenti serb ka thënë pak javë më parë se pa investimet e Perëndimit, Beogradi nuk mbijeton dot, pasi është plotësisht e varur nga Perëndimi. Deri më sot, Brukseli i ka dhënë vendit me 7 milionë banorë rreth katër miliardë euro ndihmë zhvillimi. Sipas Beogradit, 24.000 kompani serbe me pothuajse 900.000 punonjës e bëjnë jetesën nga biznesi me BE-në. Kompanitë serbe shesin dy të tretat e eksporteve të tyre në vendet e BE-së.
Më të lexuarat


Lëshohet urdhër-arrest ndaj “trurit” të sulmit në Banjskë/ Vuçiç nuk pyet për Interpolin, ‘shpërblen’ Radoiçiçin duket e angazhuar në...

Aksident tragjik në Greqi, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, raportohet për 1 të vdekur dhe disa të plagosur

Ish-kreu i UÇK merret sot në pyetje nga Gjykata Speciale

Ja si plani “franko-gjerman” po trondit peizazhin zgjedhor të Serbisë, nis përçarja mes partive opozitare, nga përplasjet për pavarësinë e Kosovës, integrimi në BE, deri te mbështetja e Rusisë

E rëndë, gjendet i vdekur në shtëpi efektivi i policisë, zbardhen detajet e para (Emri+Foto)

“Një sfidë e re për Serbinë, po ia mbyll vetes derën e anëtarësimit në BE”/ DW: Cili është problemi me Marrëveshjen e Ohrit?

Jeremiç vazhdon “luftën” kundër planit franko-gjerman: Ja çfarë do të ndodhë në Ballkan nëse pranohet

“Serbia po ia mbyll vetes derën e anëtarësimit në BE”/ DW: Një sfidë e re për Beogradin, cili është problemi me Marrëveshjen e Ohrit

Automjetet përplasen “kokë më kokë”, një i vdekur dhe pesë të plagosur në Greqi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi: Tema e Kosovës dominon fushatën elektorale
