BREAKING NEWS

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente policisë: Kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë i përfshirë në dosje, Dvorani apo... (EMRI)

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente
x

Rajoni

Plas arma në Prishtinë, dy persona plagosen rëndë (Detaje)

Plas arma në Prishtinë, dy persona plagosen rëndë (Detaje)

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Prishtinë pasditen e sotme. Ngjarja është bërë me dije nga autoritetet lokale të cilat shkruajnë se dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një atentati të ndodhur rreth orës 17:00 në Kolovicë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shton më tej se të plagosurit janë dërguar për mjekim, ndërsa një person është vënë në pranga.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast,”– shprehet Ahmeti.

Ndërkohë identitetet e të plagosurve nuk dihen ende, apo motivet e ngjarjes.