
Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

Plas keq debati në Shkup, presidenti pranon propozimin francez, opozita maqedonase i thotë “jo” BE: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Korrik 2022

Ka plasur debati i zjarrtë në Shkup, lidhur me propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar dje se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është i pranueshëm pasi sipas tij, bëhet fjalë për një “kompromis kalimtar”, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilin marrin pjesë institucionet kryesore të shtetit, presidenti Pendarovski tha sa qeveria duhet të miratojë edhe një konkluzion apo aneks në propozimin e modifikuar se do të refuzojë bisedimet në rast se gjatë këtij procesi pala bullgare insiston që të negociohet edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas. “Ne nuk duhet të presim që dikush të na bllokojë, por ne duhet menjëherë të tërhiqemi nga bisedimet. Këtë e them sepse e dimë se me kë kemi punë”, ka deklaruar presidenti Pendarovski. Por e kundërta ka ndodhur me partinë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut,e cila ka hedhur poshtë propozimin francez , që do të zgjidhte përfundimisht mosmarrëveshjet me Bullgarinë fqinje dhe kjo e fundit të hiqte veton për t’i hapur rrugën integrimit të Shkupit dhe rrjedhimisht edhe Shqipërisë. Përmes një tubimi përpara godinës qeveritare, lideri i partisë konservatore VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski e ka quajtur propozimin e bërë nga Franca si të dëmshëm për identitetin maqedonas. “Populli po zgjohet dhe të gjithë ata që duan t'i japin fund Maqedonisë duke nënshkruar marrëveshje brenda një apo dy ditëve do të mbahen mend nga qytetarët maqedonas. Nuk na duhet Evropa nëse duhet të asimilohemi. Nuk dua të jem në Evropë sepse kam të drejtë të jem maqedonas, të kem identitetin dhe kulturën time. Propozimi francez është i dëmshëm për identitetin tone”, tha ai.
Më të lexuarat


Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Putini synon të shtrijë “tentakulat” në Ballkan, ndërton në Serbi një bazë ushtarake për zbulimin rus

Tensionet në veri/ Analisti serb zbulon planet e Rusisë me Kosovën: Putin po kërkon konflikt të përgjakshëm në Ballkan

Zgjerohet konflikti/ Ministri turk nxeh gjakrat: Me lejen e Zotit do ta marrim ishullin grek, përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Athina

“Do të vras me kaçavidë”/ 26-vjeçarja përjeton momente tmerri, bashkëshorti e dhunon në sy të fëmijës, ja si arriti t’i shpëtonte nga duart (DETAJE)

Shtohen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti jep alarmin për konflikt të armatosur, ndërkombëtarët shuajnë planet e Vuçiçit, paralajmërohet ndërhyrja e KFOR-it

Mali i Zi në ngërç politik, “shkunden” pozitat e Dritan Abazoviçit, ja çfarë e pret kryeministrin dhe kush e ka në dorë fatin e tij

Skandali me përgjimet në Greqi, reagon Mitsotakis: Nëse do ta dija s’do ta lejoja kurrë

Pamje mbresëlënëse/ Filmohet gjallesa gjigande në det, kapiteni i anijes shtanget nga ajo që shikon (VIDEO)
