BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Rajoni

Plas keq në Serbi, SHBA dhe BE reagojnë të alarmuara, Vuçiç merr vendimin urgjent

Plas keq në Serbi, SHBA dhe BE reagojnë të alarmuara,

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas protestave të shumta nga qytetarët është tërhequr nga plani i tij për të vendosur shtetrrethim në Serbi pas rritjes së dytë të rasteve të koronavirusit, për shkak të protestave të dhunshme që shpërthyen në Beograd dhe Novi Sad pas paralajmërimit të tij se do të vendoset kjo masë e rreptë.

Vuçiç kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para parlamentit me kërkesën për dorëheqje. Protestat filluan të martën dhe vazhduan edhe sot me mijëra njerëz që protestonin dhe disa të plagosur jashtë parlamentit.

Kreu i shtetit së fundmi është shprehur se pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë shtetrrethimin nga e premtja në të hënën për të frenuar përhapjen e virusit.

“Shqetësimet dhe debatet për atë se si një vend mund t’i shpëtojë njerëzit e tij nga pandemia më vdekjeprurëse e kohës sonë – janë çështje serioze dhe duhet të jenë pjesë e një debati të qetë dhe të arsyeshëm në nivelin kombëtar”, thuhet në reagimin e ambasadës.