BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Rajoni

Plas keq në spital/ Mjekja sulmohet nga familjarët e viktimës me Covid-19, disa persona shoqërohen në polici

Plas keq në spital/  Mjekja sulmohet nga familjarët e viktimës me

Ministri i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se dje në spitalin “8 Shtatori” një mjek është sulmuar nga familjarët e një të sëmure e cila pas disa ditësh shtrimi në spital ka vdekur nga koronavirusi.

Policia ka shoqëruar në polici disa anëtarë të familjes të së ndjerës që kanë sulmuar mjeken.

Ata kanë tentuar me dhunë të tërheqin kufomën pa respektuar protokollet e të vdekurve nga COVID-19.

Filipçe thotë se është një akt i mosrespektimit total të të gjithë punonjësve shëndetësorë që kanë më shumë se 4 muaj që punojnë ditë e natë për çdo pacient. Ky është diskreditim i mundit, punës dhe sakrificës, si dhe rrezikut në të cilin mjekët ekspozohen çdo ditë.