BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Rajoni

Plas sherri në Kuvend/ Deputetja i kthehet keq Haradinajt: Nuk dua të ulem në nivelin tënd! S’jam monedhë e askujt unë! (REPLIKAT)

Plas sherri në Kuvend/ Deputetja i kthehet keq Haradinajt: Nuk dua të

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka replikuar ndaj deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, i cili në seancën e sotme për mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti, hodhi akuza ndaj saj dhe e kritikoi për angazhimet që kishte në raport me shtetin.

Ajo i tha Haradinajt se po flet pa argumente, prandaj dhe kaloi debatin në fyerje dhe ofendime.

“Për patriotizëm personal, shkollë iu maj tanve. S’iu vallëzoj Gadafëve. Sen s’i kam dhanë , cka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi. Z. kryeministër, mos më fyej se jam ma i zoti se tij 1000 herë. Munesh me iu zgërdhi Brnabiqit. Munesh me e pas edhe mashtrues brenda partisë që se kanë bërë asnjë lëvizje për kufijtë. Jam ushtar i Albin Kurtit në mborjtje të cdo milimetri të Kosovës. Pallavra dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevojë mem kallëzu”, ka thënë Haradinaj.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kusari-Lilës.

‘Kur humbin argumentet, nisin fyerjet dhe ofendimet. Unë personale me ty s’dua ta zbres nivelin e debatit. Kjo që ka vallëzu lart e poshtë, është ajo që keni lutur me ardhë se iu është dashtë vota’, i tha Kusari-Lila.

Ndërkohë më tej ish ministrja dhe deputetja e VV-së ka shtuar: ‘Atëherë iu duhesha juve. Nuk jam monedhë e kërkujt për me e pas këtë element. Unë edhe pse jam deputete si në pozitë si në opozitë jam e njëjta. Kur e humbisni arsyen e ktheni në nivel personal, më lehtë e keni me gratë në politikë’, u shpreh Kusari-Lila.