BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Rajoni

Policia e Kosovës shkatërron rreth 600 armë

Policia e Kosovës shkatërron rreth 600 armë
Policia e Kosovës tha sot se ka shkatërruar një sasi të armëve të shkurta dhe të gjata, të cilat janë konfiskuar gjatë realizimit të detyrave dhe hetimeve policore.
 
Procesit të shkatërrimit të armëve i ka parapri një konferencë në të cilën kanë marr pjesë, Zëvendësministri i MPB-së, Izmi Zeka, Zëvendësdrejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, Maria Suokko nga UNDP-ja dhe  Hakan Ejdervik nga zyra e BE, të cilët vlerësuan se shkatërrimi i armëve të paligjshme, përbën një element të rëndësishëm të kontrollit të armëve në Kosovë si një metodë efektive për reduktimin e numrit aktual të armëve në tregun e paligjshëm e që reflekton në ngritjen e nivelit të sigurisë.
 
Policia bën të ditur se të gjitha armët dhe municioni i akumuluar iu përkasin llojeve të ndryshme, përderisa shkatërrimi i tyre është bërë me urdhëresë të organeve të drejtësisë, pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara ligjore.
 
“Në krahasim me metodat e tjera në dispozicion, të tilla si shitje ose dhuratë, shkatërrimi siguron se armët nuk do të gjejnë rrugën e tyre përsëri në tregun e paligjshëm dhe në këtë mënyrë mund të ndërtohet besim në përpjekjet e përgjithshme për të parandaluar, luftuar dhe çrrënjosur tregtinë e tyre të paligjshme”, thuhet në njoftim.