BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Policia malazeze rrëzon zërat: Nuk ka të dhëna se grupet kriminale po shantazhojnë Dritan Abazoviç

Policia malazeze rrëzon zërat: Nuk ka të dhëna se grupet

Prej dy ditësh tashmë në mediat malazeze qarkullon lajmi që lideri i lëvizjes URA, politikan shqiptar Dritan Abazoviç është kërcënuar me jetë nga njëri prej shefave të një klani mafioz rajonal. Drejtoria e Policisë (UP) njoftoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) paraqiti një dokument ku thuhej se bazuar në të gjitha të dhënat në dispozicion të këtij organi shtetëror, nuk ka të dhëna operacionale dhe informacione që tregojnë se siguria e kryetarit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç është e rrezikuar. Burime të medias së rëndësishme “Vijesti” nga rajoni dhe Mali i Zi kanë marrë informacione që Abazoviç ishte shënjestër e një grupi kriminal, kurse në polici thonë se këto të dhëna nuk i posedojnë.“Bazuar në të dhënat që i disponojmë nga njësitë në terren, drejtoria e policisë nuk disponon një të dhënë të tillë sa i përket sigurisë së Dritan Abazoviç dhe familjarëve të tij”, kanë bërë të ditur në policinë malazeze. Ata theksojnë se do të kryejnë kontrolle tjera të detajuara lidhur me çështjen e ngritur nga Vijesti. Në anën tjetër, jo zyrtarisht nga URA bëjnë me dije se disponojnë një informacion të ngjashëm dhe se në këtë rast është i përfshirë edhe një shtetas i Malit të Zi që jeton në Perëndim. Ndërkohë, ditën e djeshme është bërë me dije se e para vizitë zyrtare e Kryeministrit dhe zëvendës kryeministrit të Malit të Zi do të jetë në Bruksel. Një vendim i tillë është marrë në takimin e të mandatuarit për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç dhe kandidatit për zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviç, me shefin e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oan Kristina Pop. Me gjithë raportimet se Abazoviç kërcënohet me jetë, në këtë takim ai as nuk e ka përmendur këtë si fakt e jo më ta shtronte si pikë bisedimi.  Lëvizja Qytetare URA e vlerëson këtë marrëveshje si një shprehje të vullnetit politik për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) dhe një partneritet edhe më të fortë midis Malit të Zi dhe BE-së.

URA njofton se ky bashkëpunim do të “intensifikohet menjëherë pas formimit të Qeverisë dhe fillimit të proceseve të rëndësishme të reformës, të cilat janë të nevojshme për Malin e Zi”.

Krivokapiç merr në mbrojtje politikanin shqiptar

I mandatari për krijimin e qeverisë së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç i ka vlerësuar kërcënimet e bëra ndaj Dritan Abazoviçit si kërcënime kundër normalitetit dhe përparimit në Malin e Zi. Ai tha se autoritetet shtetërore duhet të marrin urgjentisht të gjitha masat për të mbrojtur shqiptarin, por edhe qytetarë të tjerë të Malit të Zi. “Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut”, shkroi Krivokapiç në llogarinë personale në Twitter. “Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviçit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë! Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviçit, por edhe qytetarë të tjerë të vendit tonë”, shtoi më tej ai. Pretendimi për kërcënim me jetë është konfirmuar edhe nga zëra nga URA. Drejtori ekzekutiv i grupit parlamentar, URA, Zoran Mikiç, tha ditën e djeshme në një konferencë për shtyp se një klan rajonal kriminal dëshiron të rrezikojë jetën e politikanit shqiptar.

Më të lexuarat