BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Rajoni

Politika serbe në alarm nga plani i fshehtë që po përgatit SHBA-BE për Beogradin: Pas qëndrimeve të forta të Albin Kurtit në Bruksel qëndron Perëndimi, ja si po i “luajnë fijet” në prapaskenë

Politika serbe në alarm nga plani i fshehtë që po përgatit

Në Beograd janë të bindur se kryeministri Albin Kurti ka mbështetjen e fortë nga Perëndimi nga pas me qëndrimet e tij të forta ndaj Serbisë. Lideri i radikalëve Vojislav Sheshel u shpreh ditën e djeshme  se nuk priste asgjë nga bisedimet në Bruksel sepse Kurti ka mbështetjen e Perëndimit për politikën e tij të refuzimit, duke shkaktuar incidente, situata krize, konflikte. “Ata që duket se e kritikojnë tani janë në fakt pas tij. Kurti nuk do të kishte guxuar ta bënte një gjë të tillë nëse nuk do të kishte përkrahje nga Perëndimi”, tha Sheshel për alo.rs. Lideri i radikalëve tha se BE-ja do të bëjë sërish pak zhurmë për Kurtin dhe më pas do të bëjnë presion ndaj Serbisë që të bëjë lëshime të tjera. “Kurti është kokëfortë, atëherë i kërkojnë Serbisë të dorëzohet”,  paralajmëroi presidenti i SRS-së. Megjithatë, Sheshel thekson se është e rëndësishme që Beogradi të mos refuzojë bisedimet, por duhet të mbajë një qëndrim të vendosur. “Nuk mund të ecim përpara derisa të realizohet Bashkimi i Komunave Serbe, derisa të tërhiqen forcat speciale shqiptare nga veriu i Kosovës dhe derisa serbët të kenë mundësi të zgjedhin qeverinë që u përshtatet në zgjedhje të lira atje”, tha ai Lideri i radikalëve thotë se Kurti do të donte të ishte Zelensky i ri dhe Perëndimi “është i duhuri për të”.

Mesazhet e forta të Vuçiç

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha dje se për të ishte “e qartë që në fillim” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron “asnjë marrëveshje” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se të ndodhë “ajo që Kurti e quan njohje joformale”. Këtë deklaratë Vuçiç e bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë ekspozimit të armatimit, pajisjeve ushtarake dhe një pjesë të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë, në Nish, në jug të vendit. “U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian (BE) që e bënë të qartë se kush është përgjegjës”, tha Vuçiç. Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të bëjë asgjë që do të dëmtonte interesat e Serbisë. Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve. Ky ishte takimi i parë mes Vuçiçit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se të dyja palët kanë qëndrime të kundërta, se Kurti fillimisht dëshiron aspektin politik të normalizimit, ndërsa Serbia dëshiron të fillojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis. Sipas Borrellit, Kurti ka konsideruar se hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës si shtet i pavarur. Kurti, nga ana tjetër, ka thënë se në takim “as pala serbe dhe as ajo e Brukselit nuk kanë pasur asnjë dokument, si propozim”. Pas takimit të fundit në Bruksel, Vuçiçi tha para gazetarëve se Serbia “e pranoi propozimin e kompromisit të BE-së”. “Duhet të vazhdojmë të flasim”, deklaroi Vuçiç të enjten. Në një prononcim për REL, Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur zhgënjimin që nuk është bërë progres në raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. “Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in, më 14 shtator. Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur pajtimi ndërmjet dy palëve, me Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013. Prishtina zyrtare refuzon me këmbëngulje ta formojë atë me arsyetimin se nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës, gjegjësisht se nuk mund të bëhen asociacion një-etnik. Formimi i Asociacionit kërkohet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat