BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x
BREAKING NEWS

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit
x
BREAKING NEWS

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim Basha jep paralajmërimin e fortë

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme
x
BREAKING NEWS

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me Shqipërinë”, Spartak Ngjela zbulon arsyen dhe plas deklaratën e fortë: A do e lejojë Rama këtë?

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me
x

Rajoni

Polonia kërcënon me masa nëse qeveria e re bullgare nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, Sofja e palëkundur për bllokadën

Polonia kërcënon me masa nëse qeveria e re bullgare nuk heq veton

Presidenti i Polonisë Andrzei Duda, ka vizituar ditën e djeshme Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që është pritur me një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore, nga homologu i tij maqedonas Stevo Pendarovski. Një nga temat e trajtuara në konferencën e përbashkët të presidentëve, ishte ajo e vetos së Bullgarisë dhe stopimin që ajo i ka bërë rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Presidenti polak ka theksuar faktin që duhet durim për sa kohë Bullgaria ende nuk e ka një qeveri të re pas zgjedhjeve të 14 nëntorit. Gjithsesi, zoti Duda është treguar i ashpër ndërsa ka paralajmëruar masa, nëse Bullgaria vijon ende të ketë të njëjtin qëndrim në lidhje me “jo-në” ndaj nisjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut. “Bullgaria është ende në procesin zgjedhor dhe qeveria nuk është formuar akoma, por nëse Bullgaria thotë “jo” këtë herë për të filluar negociatat, Polonia do të ndërmarrë disa hapa. Shpresoj se qeveria e sapoformuar në Bullgari do të ketë qëndrim më konstruktiv në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha ai. Duda shtoi se Polonia i jep mbështetjen e saj të pa-rezervë Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. “Dua të deklaroj publikisht se nëse Bullgaria vazhdon të reagojë në mënyrë jokonstruktive, d.m.th. të thotë – jo, që Republika e Maqedonisë së Veriut të hyjë në Evropë, unë do të do të angazhohem për përgatitjen e një udhërrëfyesi, do të thotë një dokumenti që do t’i shërbejë RSM-së për ta trajtuar më lehtë këtë çështje të anëtarësimit në BE”, tha Duda. Ndërsa Presidenti maqedonas Pendarovski është shprehur se për sa kosh që Bullgaria nuk ka krijuar një qeveri të re dhe as nuk ka konstituuar Kuvendin e ri, Maqedonia e Veriut duhet të përmbahet dhe të mos komentojë deklaratat shpesh kontradiktore të dhëna nga Sofja. “Po flasim për deklarata nga të dyja palët. Qoftë nga ministri i jashtëm teknik, qoftë nga kandidatët presidencialë, apo nga ata që do të formojnë qeverinë e ardhshme, dhe që nuk e dimë nëse do ta formojnë. Këto janë deklarata nga njerëz që ose nuk kanë legjitimitet të plotë politik ose janë kandidatë që ende nuk janë bërë anëtarë të qeverisë ose formojnë organe qeveritare në Sofje”, tha Pendarovski.

Reagon Bullgaria

Pas deklaratës të së enjtes të atij që shihet si më potenciali për tu zgjedhur ministri i Jashtëm i Bullgarisë në qeverinë e re, Daniel Lohrer, se pritshmëritë për të arritur në një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut deri në dhjetor janë jo realiste dhe një afat tejet i shkurtër, ditën e djeshme ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme bullgare. Në reagimin e kësaj ministrie sqarohej se shteti bullgari nuk mund të mbështesë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Sipas tyre, projekti aktual i kornizës negociuese për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE nuk i përmbush propozimet e palës bullgare dhe për këtë shkak Bullgaria nuk do të mbështesë konferencën e parë ndërqeveritare. Në reagim është bërë gjithashtu i qartë fakti se ministri i Jashtëm aktual i Bullgarisë, Svetlan Stoev ka zhvilluar të premten një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilëve u ka njoftuar çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut. “Nuk ka asnjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, ka theksuar Stoev në takim. Ai citohet të ketë thënë se Bullgaria pret hapa konkret nga pala e Maqedonisë ndërsa këto hapa kanë të bëjnë me heqjen e pretendimeve territoriale, ndalimit të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, ndryshimin e librave në Maqedoni dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve bullgarë në Maqedoni. Mbi temën është deklaruar edhe ish zëvendës ministri i Jashtëm bullgar Ljubomir Quçukov. Ai tha se Bullgaria është duke u përballur me një presion shumë të fortë ndërkombëtar për tërheqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, madje shtoi se për mendimin e tij, afati deri në dhjetor është një afat shumë i shkurtër p-ër të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve. “Në kushtet aktuale, kur negociatat për formimin e një qeverie janë të pashmangshme në Bullgari, nuk ka asnjë mënyrë për të marrë një vendim të tillë përpara samitit të BE”, tha Quçukov.