BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Rajoni

Pompeo: Kosova duhet të jetë e gatshme për dialog me Serbinë, përshëndesim vendimin për heqjen e reciprocitetit

Pompeo: Kosova duhet të jetë e gatshme për dialog me

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka dërguar një telegram urimi drejtuar Kryeministrit të ri në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti. Në urimin e tij, Pompeo përveçse shpreh mbështetjen e Kosovës, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e pengesave për bisedimet me Serbinë dhe ka kërkuar nga Hoti që Kosova të jetë e gatshme për rifillimin e negociatave me Serbinë sa më parë që është e mundshme. “Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë, që është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë. E kemi mirëpritur vendimin e qeverisë suaj për heqjen e të gjitha masave të reciprocitetit mbi mallrat serbe, që shënoi një hap vital për rinisjen e procesit të dialogut. Kosova duhet të jetë e gatshme të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë që është e mundshme”, shkruan Pompeo. Telegrami i urimit ka ardhur disa ditë pas caktimit të datës 27 qershor për takimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Washington. Takimi u thirr nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe vend takimi është caktuar Shtëpia e Bardhë.

Politikat amerikane për dialogun

Ndërkohë që të shumta kanë qenë dyshimet dhe akuzat se ka qenë Presidenti amerikan Trump ai që ka propozuar ose mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare e cila do të çonte në normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve. Ish-këshilltari për Siguri i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në librin e tij ka zbuluar shumë gjëra për të cilat Trump po i konsideron të pavërteta. Emisari i posaçëm i SHBA-ve për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për këtë gjatë një interviste dhënë për Fox News, ku ndër tjera tha se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë pikërisht politikë e Bolton e kurrsesi e presidentit Trump, apo të ketë pasur bekimin e tij. Grenell numëroi disa nga politikat e Boltonit duke filluar nga problemet me Iranin, mes dy Koreve, e deri te ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. “Kur flasim për Kosovën dhe Serbinë, presim që përfaqësuesit e tyre të vijnë në Shtëpinë e Bardhë ku do të diskutojmë për lëvizjet e marrëveshjes historike. Unë vazhdimisht i kam luftuar thashethemet për shkëmbim territoresh mes dy vendeve dhe mund të them se kjo nuk është politika e Trumpit, por kur gërmoni më thellë të dy palët thonë se ashtu ka deklaruar Bolton. Kështu unë jam duke luftuar këto thashetheme”, ka deklaruar Grennell.

Pritshmëritë nga dialogu

Ndërkohë që pala kosovare dhe konkretisht vetë Kryeministri Hoti që do të jetë edhe krye negociatori i Kosovës, kanë shprehur bindjen e plotë se e vetmja që mund të çojë në arritjen e një marrëveshjeje është njohja reciproke, pala serbe ka qëllime dhe pritshmëri totalisht të kundërta. Presidenti i Serbisë, njëherësh presidenti i Partisë Progresiste Serbe, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia është e “kryqëzuar midis dëshirës dhe realitetit” për çështjen e Kosovës. “Ka diçka që do të donim dhe diçka që është realitet. Unë do të luftoj ashpër për Kosovën, shumë më tepër se ata që fjalët e të cilëve ishin heroike dhe veprat e të cilëve ishin boshe”, citohet të ketë thënë Vuçiç, në një fjalim të veçantë para zgjedhjeve në 21 qershor në Serbi. Gjatë ditës së enjte presidenti Vuçiç ka bërë një deklaratë se është informuar nga shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, që Serbia ka përpara një periudhë shumë të vështirë plot presione sa i përket Kosovës. Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Rusisë në Beograd, Vuçiç tha se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet për këtë duhet të deklarohet edhe Rusia. “Do të mbrojmë interesat tona, pavarësisht çmimit që do të duhej ta paguanim”, ka porositur Vuçiç duke shtuar se prej sot do të jetë në kontakt të vazhdueshëm më Kremlinin. “Kemi marrë vlerësime të caktuara nga Rusia, më saktësisht nga Lavrovi, që mua si president më kanë shqetësuar, e kanë të bëjnë me planet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, kishte thënë ai.