BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Rajoni

Prag lufte, Forcat Speciale gjermane gati të zbarkojnë në Ballkan për të siguruar paqe dhe stabilitet, ja si Berlini po përgatit rikthimin e madh në rajon

Prag lufte, Forcat Speciale gjermane gati të zbarkojnë në Ballkan

“Rusia po zhvillon një potencial për shkatërrim në Ballkan. Kjo mund të destabilizojë vendet në rajon”, paralajmëroi ditën e djeshme në një intervistë për DË Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt. Politikani gjerman tha se lufta në Ukrainë po “trazon” Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Forcat Speciale gjermane mund të “zbarkojnë” në rajon për të siguruar paqe dhe stabilitet. “Situata në Ballkanin Perëndimor është përgjithësisht e qëndrueshme, por ndikimi i luftës agresore të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës ka ndikuar fuqishëm në rajon. Shumë njerëz kanë frikë nga transferimi i luftës në këtë zonë. Nga ajo që shoh, po krijohen vatra krizash përmes lajmeve të rreme dhe metodave të tjera që mund të destabilizojnë vendet e rajonit, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën. Dhe kjo më shkakton shumë shqetësim”, u shpreh ai. Schmidt, tha se amerikanët sërish kanë kthyer sytë nga Ballkani Perëndimor. Ai u shpreh se Evropa po punon me SHBA për të përfshirë rajonin të arrijë një orientim qartë në drejtim të Bashkimit Evropian. “Fillimisht, më duhet të them se amerikanët janë sërish këtu, se janë kthyer në kuptimin që ndihen përgjegjës për rajonin. Ata definitivisht kanë vendosur synimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe ai duhet të vazhdojë të ndërtohet. Falë Zotit që nuk ka më diskutim në SHBA për shkëmbimin e territoreve me qëllim qetësimin e situatës në rajon. Bazuar në Marrëveshjen e Dejtonit, suksesi më i madh i së cilës është se ajo thjesht solli paqe dhe armëpushim, ne duhet ta zhvillojmë më tej vendin. Mund të thuhet se është shumë vonë, por nuk mendoj se është vonë për të tentuar, me mbështetjen amerikane, të arrijmë një orientim të qartë në drejtim të Bashkimit Evropian”, u shpreh përfaqësuesi i lartë gjerman. Ai foli edhe për përfshirjen edhe më shumë të forcave speciale gjermane në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë pasi do të rrisë sigurinë e brendshme të vendeve. “Do të isha shumë i lumtur nëse Qeveria Federale Gjermane dhe Bundestagu Gjerman vendosin të përfshijnë Forcat Speciale gjermane në misionin EUFOR-Altea. Nuk është vetëm çështja e forcimit të këtij misioni. Bëhet fjalë gjithashtu për fleksibilitet, në mënyrë që të mund të sigurohen garancitë e sigurisë që u jepen qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me numrin e ushtarëve, por as me origjinën e tyre. Është mirë dhe e drejtë që vendet e tjera evropiane të përfshihen”, tha ai.

Ja ndryshimi i madh që do të ndodhë në Ballkan

Zyrtari i lartë gjerman tha se Berlini po kujdeset që Ballkani Perëndimor të bëhet një nga rajonet kyçe në krijimin e një klime të mirë politike. “Fillimisht, mund të them se i jam shumë mirënjohës qeverisë gjermane, e cila po kujdeset intensivisht për rajonin. Domethënë, ky rajon po bëhet një nga rajonet kyçe në krijimin e një klime politike. Kështu do të jetë edhe pas luftës kundër Ukrainës. Unë besoj se zbatimi i dobishëm dhe i arsyeshëm i instrumenteve në dispozicion të Bashkimit Evropian mund të ketë një efekt stabilizues dhe qetësues. Në fund, ne do të duhet të pyesim veten: a mundet ky vend, Bosnja dhe Hercegovina, dhe vendet e tjera - në Bashkimin Evropian? Kjo do të ngrejë disa pyetje të tjera, dhe ndërkohë duhet të punojmë për stabilizimin e situatës. Kjo do të thotë se ne duhet të punojmë në ndërtimin e besimit dhe përdorimin e këtij kapitali”, tha Schmidt. Ai tha se ka njerëz që presin që gjërat të mos shkojnë më keq. “Çfarë do të thotë e keqja? Në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe veçanërisht në Sarajevë, njerëzit kanë përjetuar se çfarë do të thotë të jetosh nën rrethim për tre vjet, të jetosh në kushte lufte brutale dhe konflikte brutale. Dhe askush, pavarësisht se cilit grup etnik i përket, nuk ka interes që ta përjetojë më. Ata kanë besim të madh se komuniteti ndërkombëtar dhe Evropa mund ta parandalojnë këtë. Ky është në fakt thelbi i detyrës sonë, t'i japim këtij vendi mundësinë të zhvillohet në mënyrë të pavarur Për momentin, nuk mund të flas në emër të Bashkimit Evropian apo politikës së tij, por besoj se, nga pikëpamja globale, është e nevojshme të veprohet me moderim, varësisht nga situata në vendet. Ne kemi nevojë për përparim të dallueshëm në ato vende, të cilat më pas do të jenë në gjendje të përdorin momentin e duhur për integrimin evropian”, tha Christian Schmidt.

Më të lexuarat