BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Rajoni

Prapaskenat nga Brukseli, del për herë të parë dokumenti i ri nga BE me 13 pika që do të hedhë bazat e marrëveshjes përfundimtare për njohjen e Kosovës nga Serbia

Prapaskenat nga Brukseli, del për herë të parë dokumenti i

“Bashkimi Evropian ka përgatitur një dokument me 13 pika për një marrëveshje kalimtare përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ditën e djeshme Fatmir Sheholli, Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike. I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi së fundmi një vizitë të papritur në Kosovë ku u takua me kryeministrin, Albin Kurti, për të caktuar një takim mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç,” tha Fatmir Sheholli për gazetën serbe Danas. Lajçak erdhi në Kosovë për vizitë zyrtare dhe Sheholli tha se sipas burimeve të Institutit që ai udhëheq, është përpiluar një dokument i ri për “marrëveshjen kalimtare përfundimtare”.“Ne kemi informata nga burime të sigurta perëndimore se Bashkimi Evropian ka përpiluar një dokument që përmban 13 pika të detajuara për përmbajtjen e “marrëveshjes finale” mes Kosovës dhe Serbisë që ka për qëllim implementimin e marrëveshjes në periudhë afatmesme”, tha Drejtori i Institutit për Marrëdhënie Ndëretnike.“Ne qartësisht jemi duke hyrë në fazën ofensive diplomatike që do të rezultojë në një dokument që do të ketë kornizat e sakta të marrëveshjes në periudhën afatmesme, marrë parasysh që duket se asnjëra palë, as Prishtina dhe as Beogradi nuk janë të gatshme për konceptin e madh përfundimtar që do të zgjidhte një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës dhe Serbisë”, tha Sheholli.

Ndërkombëtarët presion të fortë

Nga ana tjetër, vizita e diplomatëve evropianë në Kosovë dhe Serbi së fundmi, po shihet si dëshmi se po synohet që të përshpejtohet procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Angazhimi aktiv i Francës dhe Gjermanisë pritet të ndihmojë Lajçakun që të ketë më shumë ndikim te palët. Edhe BE-ja ka mbështetur përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për të ndihmuar procesin e dialogut. Në dialogun për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur më 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje. Por, shumica nga to nuk janë zbatuar në terren. Diplomatët në Bruksel besojnë se tani është krijuar atmosferë pozitive pas nisjes së zbatimit të reciprocitetit për dokumentet midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas diplomatëve kjo atmosferë duhet të shfrytëzohet që të çohet përpara dialogu dhe të zgjidhen edhe çështjet e tjera të hapura mes palëve. Nga 1 shtatori, Kosova dhe Serbia kanë hequr dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje dhe kalimi i kufirit po bëhet me dokumentet identifikuese të lëshuara nga shtetet përkatëse.

Prioritet, targat

Prioritet kryesor, ndonëse fillimisht nuk ishte paraparë të jetë fare tema e dialogut, është ajo e targave të veturave. Më 1 shtator, Kosova ka nisur procesin e riregjistrimit të targave të makinave nga ato që i lëshon Serbia, në targat RKS (Republika e Kosovës). Qytetarët që kanë targa me akronime të qyteteve të Kosovës, sikurse PR, PZ, KM e të ngjashme mund t’i konvertojnë në RKS deri më 31 tetor. Përveç çështjes së targave, diplomatët në BE thonë se tani fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur më herët, përfshirë atë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshja për energjinë. Diplomatët gjermanë e francezë, së bashku me BE-në dhe SHBA-në, pritet të angazhohen që palët të shkojnë drejt arritjes së marrëveshjes finale për normalizimin e raporteve. Në letrën që kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, u dërguan liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, u kërkua që palët të jenë të gatshme për vendime të vështira në procesin e dialogut. Por, Kosova dhe Serbia kanë qëndrime të kundërta sa i përket një marrëveshjeje finale. Përderisa Kosova dëshiron që pakti të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.