Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Rajoni

Prapaskenat/ Zbulohen dhuratat që i bënë njëri-tjetrit Vuçiç dhe Trump

Prapaskenat/ Zbulohen dhuratat që i bënë njëri-tjetrit

Mediat serbe kanë zbardhur dhuratat gjatë takimit Vuçiç-Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Trump i ka dorëzuar homologut të tij çelësin e Shtëpisë së Bardhë, teksa Vuçiç pas takimit zbuloi se Trump i kishte lënë një shënim në letër ku shkruante se “vetëm ai do të jetë në gjendje të futet brenda Shtëpisë së Bardhë”.

Trump mori si dhuratë një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës. “Kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, shkruajnë mediat serbe.