Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Preshevë, Kuvendi i Këshilltarëve mbledhje për formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi

  Preshevë, Kuvendi i Këshilltarëve mbledhje për formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi

Postuar: 12/09/2015 - 12:38

Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës po zhvillon një mbledhje, ku do të bisedojnë për krijimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.
 
Mbledhja po mbahet në Kuvendin e Komunës së Preshevës dhe në të marrin pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Luginës. Zyrtarët serbë reaguan me zemërim ndaj paralajmërimeve të udhëheqësve politikë të shqiptarëve për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
 
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se shqiptarët në Serbi nuk bën të jenë të diskriminuar, por ata duhet ta respektojnë kushtetutën e saj.
 
“Ua tërheq vërejtjen që të shtunën në Preshevë të mos bëjnë ndonjë paralele me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Ua tërheq vërejtjen të mos luajnë me zjarrin dhe të respektojnë kushtetutën dhe rendin e Republikës së Serbisë. Fakti që Serbia është për bisedime nuk do të thotë se është e dobët, përkundrazi ajo është e fuqishme, më e fuqishme në 20-30 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë ai.
 
Udhëheqësit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thanë se të shtunën do të diskutojnë për gjendjen në atë zonë dhe do të themelojnë Asociacionin e këtyre tri komunave, të ngjashëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të krijohet në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht në Bruksel në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
Përfaqësuesit shqiptarë kanë kërkuar në vazhdimësi trajtim të njëjtë për ta sikurse për serbët në Kosovë.
 
Udhëheqësit politikë të zonës thonë se situata në Luginë vazhdon të jetë e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.
 
Ata shumë herë kanë shfaqur shpresën që edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të krijojë hapësirë për përmirësim të gjendjes në atë zonë. ATSH.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:30

Gazeta serbe Kurir ka publikuar ekskluzivisht video nga orgjia e politikanit hungarez Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetarit të bashkisë së qytetit Győr.

Postuar: 13/10/2019 - 22:45

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së

Postuar: 13/10/2019 - 17:39

Përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, disa zyrtarë kosovarë kanë pësu

Postuar: 13/10/2019 - 15:05

Lidhur me helmimin e 26 numëruesve në Prishtinë, ka reaguar drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeveri

Postuar: 13/10/2019 - 14:45

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, raporton se 26 zyrtarët e Kosovës nuk janë helmuar në Qendrën e

Postuar: 13/10/2019 - 12:31

26 zyrtarë kosovarë janë helmuar pasi kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota, të ar

Postuar: 12/10/2019 - 23:04

Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë të vogël votash nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti që