BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Rajoni

Presidenti i Malit të Zi plas “bombën”: Rama dhe Vuçiç  po tentojnë të zhdukin 4 shtete në Ballkan, mes tyre edhe Kosovën

Presidenti i Malit të Zi plas “bombën”: Rama dhe

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, bëri një parashikim të frikshëm mbi mënyrën se si ai mendon se do të përfundojë iniciativa e Ballkanit të Hapur, të cilën kryeministri malazez Dritan Abazoviç e ka përkrahur. Sipas Gjukanoviç, qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” (që janë Edi Rama, Vuçiç dhe Zaev) është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”. "Ballkani i Hapur është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian, për të cilën nuk kemi nevojë. Themeluesve të kësaj nisme iu pëlqen ndryshimi i kufijve, homogjenizmi etnik e fetar. Si zakonisht çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe," tha ai. Kreu i DPS-së, Gjukanoviç tha se ‘Open Balkan’ do të përmbyllet me zhdukjen e 4 shteteve të tjera të rajonit. "Ajo duhet të përfundonte me zhdukjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurt se do të përfundojë me luftë dhe disa gjenocide të tjera," tha ai. Drejtuesi i partisë më të madhe në Malin e Zi ka kritikuar edhe kryeministrin Abzazoviç për nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe. "Marrëveshja me Kishën Serbe u miratua shpejt dhe mbrapa shpinës së publikut, për të mos folur për falsifikimet historike që bën Kisha Serbe, e cila është instrumenti më i egër i Serbisë së Madhe, e cila përmes nacionalizmit rus në Ballkan po përpiqet të vjedhë historinë malazeze," tha ai. Gjukanoviç u ndal edhe te vizita e Abazoviç në Beograd, për të cilën u shpreh se një ditë nuk mund të zhbëjë hegjemoninë dyshekullore serbe.

Çfarë është nisma ‘Open Balkan’?

Nisma për krijimin e Open Balkan ose njohur ndryshe si Mini-Schengen është propozuar për herë të parë nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano në fillim të viteve 1990. Kjo iniciativë synon përmirësimin e marrëdhënieve politiko-ekonomiko mes vendeve të rajonit. Planet për krijimin e OpenBalkan u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Çfarë është nisma “Ballkani i Hapur”? Më pas pati dy takime të tjera të liderëve të tre vendeve më 11 nëntor 2019 në Ohër dhe më 12 dhjetor 2019 në Tiranë. Më 29 korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave. Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm këto tre vende ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen. Kosova nuk ka marrë pjesë në takimet për këtë iniciativë edhe pse Marrëveshja e Uashingtonit parashikonte se Beogradi dhe Prishtina do t’i bashkoheshin “mini-schengen”. Kurse Bosnje-Hercegoniva dhe Mali i Zi pavarësisht ftesave janë deklaruar se do të mbeten spektatore.

Marrëveshjet e miratuara

Pavarësisht kritikave, akuzave kundërshtimeve nga ndërkombvëtare dhe vet shtetet e Ballkanit, Vuçiç, Rama dhe Zaev arritën të miratonin disa marrëveshje të “OpenBalkan”.  1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. 2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. 3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor. 4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar siguri dhe siguri (AEOS). 5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar siguri dhe siguri (AEOS).

Më të lexuarat