BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Rajoni

Presidenti serb prononcohet për pavarësinë e Kosovës, e thotë hapur dhe prerë qëndrimin në lidhje me reciprocitetin

Presidenti serb prononcohet për pavarësinë e Kosovës, e

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç deklaroi se nuk e nënshkruan një marrëveshje me Kosovën që si rezultat do të kishte njohjen reciproke, edhe përkundër faktit se një gjë e tillë po kërkohet nga pala kosovare.

Këto deklarata Vuçiç i ka bërë në një intervistë për “RTS”, ndërsa ka folur për Samitin e Zagrebit, emërimin e Miroslav Lajçak dhe për çështjen e dialogut Kosovë–Serbi.

Vuçiç ka thënë se nëse serbët deshirojnë ta njohin Kosovën, atëherë duhet të gjejnë një president tjetër.

“Ata po thonë që e duan njohjen nga Serbia dhe unë s’mund të them që do të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nëse ata (serbët) e kanë dikë që mund të thotë një gjë të tillë, le ta zgjedhin, zgjedhjet presidenciale do të jenë në më pak se një vit”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjithashtu, është pyetur edhe për deklarimet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, rreth çështjes së ndryshimit të kufijve, megjithatë ka qenë fjalëpak.

“Unë s’kam kurrfarë ideje se s’i mund të duket zgjidhja”, është shprehur Vuçiç.

Teksa ka folur ndërkohë për diskutimet në Samitin e Zagrebit, Vuçiç ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, shumicën e fjalimit të saj ia ka kushtuar çështjes së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pas Samitit të Zagrebit, ndërkohë, konferencë për media ka mbajtur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke. /RTK/