
Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

Presidenti Vuçiç takon Lajçak në Beograd: Të zbatohet marrëveshja për Asociacionin

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e djeshme me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në fokus të bisedës ishte normalizimi i raporteve si dhe çështja e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Në rrjetin social Instagram Vuçiç theksoi se me Lajçakun ka diskutuar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”. “E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira për jetën e të gjithëve qytetarëve”, shkroi Vuçiç. Ndërsa Lajçak tha se takimi me presidentin e Serbisë, është si takim pasues pas raundit të fundit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.”Ne po ashtu biseduam për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin e energjisë dhe personat e zhdukur”, shkroi Lajçak në Twitter. Lajçak vizitoi Beogradin, pasi Vuçiç e quajti Kurtin “llum terrorist” dhe paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në samitin e mbajtur në tiranë, në shenjë zemërimi për emërimin e Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitetet dhe Kthim. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Më të lexuarat


Stuhi me shira të dendura dhe dëborë, Greqia "mbërthehet" nga moti i keq

'Gënjeshtar e mashtrues', kreu i Republikës Srpska 'shpërthen' keq ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar

Darkoi me zyrtarin e BE-së, Kurti zbardh detajet nga takimi, ja çfarë u vendos

Vladimir Putin gati “të hedhë në erë” Vuçiçin nëse vendos në zbatim planin franko-gjerman, grupet e inteligjencës ruse “sy e veshë” ndaj vendimit të Serbisë, ja çfarë rrezikon Beogradi

Presioni i SHBA-BE ndaj Serbisë dhe Kosovës nuk ka qenë kurrë kaq i fortë, ja si ndërkombëtarët “i prenë krahët” Putinit dhe Vuçiçit për skenarë destabilizues në Ballkan

Mediat serbe: A do ta njohin Kosovën pesë shtetet e BE në bazë të planit franko-gjerman ?

Ambasadori Hill mesazh Kosovës dhe Serbisë: SHBA mbështesin 100 për qind propozimin franko-gjerman, duhet marrë shumë seriozisht

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Britania e Madh dhe Kroacia mbështesin Kosovën

Përgjimet dhe akuzat për “rrjet kriminal”, kërkohet mocion mosbesimi ndaj qeverisë greke, ja kur mbahet votimi

Gazeta gjermane: Rrezikohet luftë në Ballkan, zbardhet motivi i fshehur, ja pse SHBA-BE po përdorin të gjithë fuqinë e tyre për të zgjidhur në këtë moment konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës
