BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Rajoni

Presioni i SHBA-BE ndaj Serbisë dhe Kosovës nuk ka qenë kurrë kaq i fortë,  ja si ndërkombëtarët “i prenë krahët” Putinit dhe Vuçiçit për skenarë destabilizues në Ballkan

Presioni i SHBA-BE ndaj Serbisë dhe Kosovës nuk ka qenë

Që nga retorika e politikanëve në Serbi dhe Kosovë në javët e fundit, e cila ishte edhe luftënxitëse, duke përfshirë kërcënimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Serbia mund të përdorte obuset e saj të vendosura pranë kufirit me Kosovën "për gjysmë ore për të rrafshuar bazat e forcat e Kosovës në tokë”, deri tek qarqet diplomatike, të cilat po japin shpresa të mëdha se së shpejti do të ndodhë një mrekulli dhe se edhe Serbia edhe Kosova do ta pranojnë propozimin planin franko-gjerman për “marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve”. Këtë e ka lënë të kuptohet presidenti serb Aleksandër Vuçiç në fjalimin e tij të fundit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , tashmë e ka mirëpritur propozimin, duke e quajtur atë një “bazë të mirë”. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një “ofensivë” të re duke ua bërë të qartë Prishtinës dhe Beogradit se duhet të vijojnë me dialogun, me qëllim tejkalimin e problemeve mes dy shteteve.

SHBA-BE tronditin Vuçiçin

Amerikanët dhe BE ja kanë futur “këmbët në një këpucë” presidenti serb. Ai paralajmëroi se do të ketë sanksione dhe bllokim të negociatave nëse nuk pranohet plani franko-gjerman. Presidenti serb tha se BE dhe SHBA do të tërheqin investimet nëse Beogradi refuzon. Ai u shpreh se s’ka sanksione më të rënda sesa tërheqja e investimeve. “Tri herë më thanë për këtë. Ose të pranojmë gjithçka, menjëherë, që do të thotë edhe Kosovën në OKB. Unë jam për atë rrugë kompromisi”, ka thënë Vuçiç. Presidenti serb u shpreh se duhet kuptuar se “cila është forca e Serbisë e cila e atyre”. Vuçiç ka treguar se edhe Sllobodan Millosheviçi kishte menduar deri në momentin e fundit se nuk do të hidheshin bomba mbi Serbinë. “U deshën disa ditë për ta kuptuar se bombat po binin në Serbi”, tha Vuçiç.

Presioni i fortë ndaj Serbisë dhe Kosovës

Presioni ndaj Serbisë dhe Kosovës nuk ka qenë kurrë kaq i fortë nga ndërkombëtarët. Në vend të një marrëveshje ideale, ??SHBA-BE po punojnë për një zgjidhje të mundshme. Tensionet në Veri treguan se lufta mes Serbisë dhe Kosovës ishte më afër se kurrë dhe Ballkani i quajtur ndryshe “fuçia e barutit” mund t’i shpërthente në dorë Evropës në një moment të papërshtatshëm ku lufta në Ukrainë vazhdon akoma. Nga ana tjetër, SHBA-BE po kthejnë sytë nga Serbia dhe Kosova pasi, edhe pse Rusia është në një pozicion shumë më të dobët aktualisht, kur përballet me rezistencën e ashpër të Ukrainës dhe i nënshtrohet izolimit ndërkombëtar, Moska mund të nxisë dhe të përdorë një konflikt të ri të mundshëm në Ballkan si një front të dytë për të shkëputur vëmendjen perëndimore nga lufta në Ukrainë.

Ja si Rusia po përdor Serbinë për të destabilizuar Ballkanin

Rusia  vazhdon të trazoje ujërat në Ballkan nëpërmjet Republikës Sirpsk dhe nëpërmjet Serbisë. Qëllimi i saj ka qenë dhe vazhdon te jetë destabilizimi i Ballkanit për të realizuar strategjinë e saj tinëzare. Ajo dëshiron të mbajë konflikt të ndezur në Bosnje Hercegovinë. Por ndërkombëtarët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të ruhen balancat që të mos shpërthejnë kriza të tjera siç mund të jetë kjo e Ballkanit Perëndimor edhe pse Rusia po mbështet në të gjitha mënyrat përpjekjet për të destabilizuar  rajonin e Ballkanit. Përpjekje këto që po rezultojnë të suksesshme pasi ato rrezikojnë që të ndezin një konflikt në rajon, ku pikërisht ky rajon ka qenë skenë e shumë luftërave. Rusia nuk do të donte në mënyrë të hapur gjakderdhje në Ballkan por ata do të preferojnë ta mbajnë vendit të dobët dhe të kenë ndikim në NATO. Moska, në disa raste deri më tani, ka akuzuar Bashkimin Evropian (BE) për “pafuqi” dhe “paaftësi” për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në rastet e fundit të krizës së fortë të targave, Rusia i hodhi “benzinë zjarrit” duke u mbështetur hapur krah Serbisë dhe duke hedhur sulme të forta ndaj Perëndimit.