Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Rajoni

“Prindërit e Skënderbeut ishin serbë”, politikani shqiptar në Mal të Zi Abazoviç kërkon falje publike pas deklaratës së bujshme që ngjalli pakënaqësi

“Prindërit e Skënderbeut ishin serbë”, politikani

Pas deklaratës së fortë që bëri politikani i njohur shqiptar në Mal të Zi, ku u shpreh se nëna dhe babai i Skënderbeut ishin serbë. Dritan Abazoviç, ka kërkuar falje publike.

“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serb, ishte një lapsus dhe kërkoi falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, tha ai gjatë një interviste.

Sipas Abazoviç, ai nuk ka thënë se familja e Skënderbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin.

Nëpër portale të ndryshme po qarkullon një intervistë e vitit të kaluar ku Abazoviç ka folur për figurën e Skënderbeut. Kryesisht kjo intervistë ka dalë në kontekst negativ, pasi thuhet se ai ka deklaruar se prindërit e Skënderbut janë serbë dhe se ai është kundër vendosjes së përmendores.