BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Rajoni

Prishtina shpall “non grata” dy zyrtarë rus, ishin kthyer në kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës

Prishtina shpall “non grata” dy zyrtarë rus, ishin kthyer

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije ditën e djeshme se Kosova ka marrë vendimin për të shpallur persona “non grata” dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë. Zonja Osmani sqaroi se kërkesën për marrjen e një vendimi të tillë ia kishte paraqitur zëvendës kryeministres së vendit, njëkohësisht mbajtëse e postit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, presidentja njoftoi se arsyeja për një kërkesë të tillë ka qenë pikërisht aktiviteti i këtyre zyrtarëve, i cili është konsideruar i dëmshëm. “Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi e para e shtetit të Kosovës. Ajo ka sqaruar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka nxjerrë të premten një vendim për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi. “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse” shkroi zonja Osmani. Ajo përfundoi me faktin që institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend.

Aktiviteti rus

Përfshirja e shtetit rus në Ballkan është parë gjithmonë e më shumë kohët e fundit. Një nga këto raste, ishte ai i protestave në veri të Kosovës pas marrjes së vendimit për vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë, sa i përket çështjes së targave. Më 26 shtator, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Millan Mojsilloviç, vizituan ushtarët serbë në bazën ushtarake të Rudnicës, rrugës për në pikën kufitare të Jarinjës. Ndërkohë, katër rusë u identifikuan ato ditë në mesin e protestuesve serbë në pikën kufitare të Jarinjës, njëri prej tyre i ndaluar edhe në Kosovë, Ukrainë e Shqipëri për aktivitete të dyshimta spiunazhi. Presidentja Osmani edhe më parë kishte deklaruar në lidhje me aktivitetin e shtuar destabilizues të Rusisë në Ballkan. Edhe sulmet e ndodhura në pikat kufitare në Zubin Potok dhe Zveçan, presidentja e Kosovës i lidhi pikërisht me këto aktivitete. Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos injorojë, atë që ajo e cilësoi si tendencë të Rusisë dhe Serbisë për destabilizimin e rajonit dhe më gjerë. “Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë - tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e ‘botës serbe’, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi”, shkroi atëherë zonja Osmani. Më tej, në një takim të zhvilluar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në fund të shtatorit, Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova vetëm po përmbush një aspekt ligjor lidhur me operacionet kundër kontrabandës dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatën e sigurisë. Përkundrazi, sipas Presidentes Osmani një tendencë e tillë, po shpërfaqet hapur nga pala serbe, e cila e ndikuar edhe nga qarqet ruse po përpiqet të shkaktojë destabilizim në gjithë rajonin e Ballkanit. Për këtë shkak, Presidentja Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim.