BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Rajoni

Priten zhvillime të forta Kosovë-Serbi, një takim i ri Kurti-Vuçiç gjatë muajit korrik

Priten zhvillime të forta Kosovë-Serbi, një takim i ri

Një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel  mund të ndodhë gjatë këtij muaji. Lajmin e ka dhënë ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Sa i përket dialogut me Serbinë, procesi po vazhdon, ka pasur takime në nivel të kryenegociatorëve dhe shumë shpejt, besoj gjatë korrikut, por, kjo varet nga lehtësuesit evropianë, ne do të kemi po ashtu një takim në nivel të liderëve. Por, procesi ka vazhduar, ka qenë konstant dhe shumë dinamik dhe po ashtu ka rezultuar në marrëveshjen për udhëzuesin në energji, që mendoj se është një arritje e madhe në proces. Po ashtu ka zhvillime pozitive në çështjen e të zhdukurve me dhunë që është një rrugë e rëndësishme drejt paqes dhe pajtimit në mbarë rajonin”, tha Osmani.  Edhe emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak e ka paralajmëruar një takim të tillë. “Jam angazhuar nëpër takimet individuale si me kryeministrin Kurti ashtu edhe me Presidentin Vuçiç të sigurohemi që takimi i radhës të na japë rezultate ashtu që të mos e kritikojmë njëri tjetrin, dëshirojmë të pajtohen për çështje të rëndësishme, për qytetarët”, tha Lajçak. Lajçak siguroi që nuk ka asnjë modalitet në tavolinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Nuk ka propozim në tavolinë, ka pasur diskutime për këtë çështje edhe me zëvendëskryeministrin Bislimi edhe me kryeministrin Kurti, definitivisht do të përmendet në takimin e radhës sepse gjithmonë ngrihet si temë nëpër këto takime.” I dërguar i BE-së shtoi se prioritet në këtë fazë të dialogut është zbardhja e fatit të të pagjeturve që nga lufta. E sa i përket targave të automjeteve Lajçak tha se nuk është më temë diskutimi.

Më të lexuarat