BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Rajoni

Progres-raporti i KE, Kosova progres të kufizuar me reformat, problem ndikimi politik në gjyqësor

Progres-raporti i KE, Kosova progres të kufizuar me reformat, problem

Kopja e Raportit vjetor të Bashkimit Europian për Kosovën për sa i përket zhvillimeve të vitit 2020 i është dorëzuar Kryeparlamentares Vjosa Osmani nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh përfaqësues special i BE-së, Tomas Szunyog. Sipas raportit, Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë. Komisioni kësaj radhe i ka dhënë vërejtje serioze Parlamentit të Kosovës për të cilin pohon se “në periudhën që përfshin ky raport, nuk ka përmirësuar performancën e përgjithshme si një forum për dialog konstruktiv politik”. Për sa i përket procesit zgjedhor, ai vlerësohet në përgjithësi si transparent dhe i administruar mirë, megjithëse ka pasur dobësi në procesin e numërimit të votave. Edhe kësaj radhe përmendet se në mesin e komunitetit serb ka pasur frikësime të kandidatëve, të cilat nuk ishin nga Lista Serbe. Situata në veri të Kosovës vlerësohet si sfiduese, në veçanti sa i përket krimit të organizuar, korrupsionit dhe kushteve për liri të shprehjes. Në shumicën e fushave vlerësohet se Kosova ka bërë vetëm progres të kufizuar, si në administratën publike ashtu edhe në sistemin e gjyqësorit. Vlerësohet se gjyqësori është ende i ndjeshëm ndaj ndikimit të panevojshëm politik. Sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit thuhet se Kosova është në fazën e hershme në këtë fushë, ndonëse përmendet se autoritetet kanë kryer disa aksione në këtë drejtim. Në këtë Raport, nga Kosova kërkohet po ashtu që të vazhdojë angazhimin në dialog me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila më pas do të mundësonte avancimin në rrugën evropiane. Ndërkaq, në Raport vlerësohet se cilësia e arsimit në Kosovë vazhdon të jetë në “nivel shqetësues”.

Hoti në konferencë për mediat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media me ambasadorin e BE në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha se Raporti i BE për Kosovën nxjerr në pah se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Hoti ka thënë se pavarësisht ndërrimit të qeverive është bërë progres. “Raporti tregon se është bërë progres. Arritja më e madhe e Kosovës në këtë proces është marrëveshja e stabilizim asociimit të vitit 2016. Raporti me të drejtë thotë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, këto kushte duhet të mbesin të plotësuara”, tha Hoti. Kryeministri ka thënë se gjatë qeverisjes së tij për katër muaj janë marrë vendime jo populiste. “Krimi dhe korrupsioni mbetet problem në vete, por ju e keni parë se brenda vetëm katër muajve qeverisje është larguar nga diskursi publik fjala korrupsion. Në javët e fundit, keni pa veprime të fuqishme të policisë që s’i kemi parë në dhjetë vitet e fundit. Rezultate të tilla nuk kemi parë që disa qeveri me radhë. Kosova e ka menaxhuar mirë pandeminë, po largohet nga lista e vendeve me rrezik të lartë”, ka pohuar ai. Për sa i përket pikës që kërkohet angazhim në dialogun me Serbinë, kryeministri ka pohuar se qeveria që ai drejton nuk ka frikë që t’i qaset dialogut. “Kjo qeveri nuk ka frikë t’i qaset dialogut e të ulet në tavolinë sepse parimet janë të qarta. Nuk kam frikë të ju qasem të gjitha temave. Nuk kemi hyrë në procesin e dialogut për një zgjidhje të përkohshme, por për një zgjidhje përfundimtare, që i normalizon përgjithmonë raportet me Serbinë”, ka thënë ai para mediave. Hoti ka pohuar se me Serbinë janë duke dialoguar si dy shtete të barabarta dhe se tema e asociacionit është temë e mbyllur. Më herët, në një takim virtual me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Hoti ka diskutuar për gjendjen ekonomike në vend, me theks të veçantë për pasojat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe angazhimin e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike, ku tha se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë. Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për programe të reja financiare ndërmjet FMN-së dhe Kosovës.