BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Rajoni

Propozimi francez shkakton tension të madh në Maqedoni, paralajmërohen protesta në Shkup, ja pse mund të “hidhen në erë” sërish negociatat me BE

Propozimi francez shkakton tension të madh në Maqedoni,

Vazhdon “gjëegjëza” për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit, e cila mbajti peng hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ka plasur debati në Maqedoninë e Veriut lidhur me propozimin francez për kompromisin mes dy vendeve. Politika është trazuar, sa vendi mund të shkojë drejt protestave, pasi nuk jepen detaje se çfarë përmban propozimi nga Parisi që do të heqë veton bullgare. Maqedonia e Veriut njoftoi se ka mbërritur zyrtarisht në Shkup një propozim nga presidenca franceze. Nga qeveria shtojnë se kanë mbërritur ide që kanë të bëjnë me pozicionet dhe qëndrimet e deklaruara publikisht të autoriteteve të vendit. Por gjithashtu, edhe nëse hiqet vetoja bullgare, ende nuk ka siguri, pasi mund të dalë ndonjë shtet tjetër i BE kundër dy vendeve. Në mes janë dhe kushtet që ka vendosur BE. Shqipëria nuk e ka plotësuar kushtin kryesor të Brukselit, të cilët kërkojnë arrestimin e “Peshqve të Mëdhenj”,

Nuk jepen detaje se çfarë përmban propozimi

Qeveria nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban saktësisht propozimi francez dhe nëse teksti ka pësuar disa ndryshime për të cilat këmbënguli Shkupi. Edhe nëse Maqedonia nuk e pranon këtë propozim, vetoja bullgare qëndron në fuqi dhe nuk ka hapje negociatash. Bëhet fjalë për formulim të qartë të gjuhës maqedonase në kornizën negociatore dhe mbrojtje të qartë të identitetit maqedonas, përjashtimin e çështjeve historike nga korniza negociuese dhe fillimin e negociatave para se të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, për inkorporim të bullgarëve. Dy pikat e kontestuara kishin të bënin me mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare, e para “politike” dhe e dyta formale, pas së cilës do të fillonin realisht negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në. “Kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ fillimisht në qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas edhe me Presidentin e Shtetit, me Parlamentin dhe me opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë të vendit. Siç kemi premtuar, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht, me merita, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nisin protestat

Kreu i VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, në një konferencë për media ka deklaruar ditën e djeshme se propozimi francez është i papranueshëm. Sipas tij, qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët. “Atë që e dëgjoni nga Kovaçevski nuk është luftë për gjeneratën e ardhshme, por është turp dhe shkatërrim për gjeneratën e ardhshme”, tha Mickoski duke shtuar se kjo është turp dhe tradhti. m“Propozimi që është në tavolinë dhe që Qeveria e fshehu, ndërsa ne arritëm përmes kanaleve tona ta sigurojmë, është në fakt i njëjti që u refuzua dikur. Me keqardhje më duhet të konstatoj se ky propozim përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare si në atë të historisë ashtu edhe në atë të gjuhës dhe të identitetit. Pranimi i një propozimi të tillë nënkupton të drejtën e Bullgarisë për ndryshimin e teksteve dhe shkrimin e tyre sipas diktatit bullgar”, tha Mickoski i cili beri thirrje për tubim dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës sot para qeverisë në orën 19:00.

Presidenca çeke gati të ecë përpara me Ballkanin si paketë

Diplomatët në Bruksel konfirmojnë se Çekia, e cila mori kryesimin e radhës së Këshillit të bllokut do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje gjatë këtyre 6 muajve një varg çështjesh që patën vëmendjen e presidencës franceze e që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë dhe sigurinë e furnizimit me energji. Por nuk do të lërë mënjanë as Ballkanin Perëndimor. Duket se agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë tjetër peshë zgjerimit të Bashkimi Europian, e kjo vlen edhe për raportet e tij me vendet e rajonit. Sipas burimeve në fjalë,  Çekia shpreson që gjatë presidencës së saj të ketë edhe përparim konkret rreth Ballkanit Perëndimor, të nisin negociatat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më të lexuarat