BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Rajoni

Propozimi për bashkëqeverisje ndez Shkupin, disa parti opozitare dalin kundër, Zaev refuzohet edhe nga shqiptarët

Propozimi për bashkëqeverisje ndez Shkupin, disa parti opozitare dalin

Propozimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për një bashkim pozitë- opozitë në një qeveri, ka shkaktuar reagime të shumta nga opozita dhe jo vetëm. Një nga partitë e opozitës, OBRM-PDUKM e ka hedhur poshtë propozimin, duke shtuar se në të vërtetë Zaev është i shqetësuar dhe i frikësuar për vijimësinë e qeverisë të cilën kryeson. “Njerëzit gjithnjë e më shumë po kundërshtojnë regjimin hibrid të LSDM, siç tregojnë sondazhet e fundit. Zoran Zaev do të pësojë një humbje bindëse. I frikësuar nga vlerësimi i ulët, Zoran Zaev po përpiqet të ndërhyjë në OBRM-PDUKM përmes lojërave në gjykatë së bashku me ish-zyrtarët e OBRM-PDUKM. Çdo iniciativë pas së cilës është konfirmuar se Zaev qëndron drejtpërdrejt, nuk do të shpëtojë qeverinë e tij, e cila tashmë mezi po funksionon”, thonë nga OBRM-PDUKM. Në propozimin e kryeministrit, njëra nga paritë e opozitës, VMRO-DPMNE është e përjashtuar. Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar për përfshirje të opozitës në Qeveri dhe faktin që sipas Zaev një gjë e tillë nuk realizohet për shkak të politikave të Mickosvskit. “Po e shkruaj këtë nga dhoma në klinikën e sëmundjeve infektive me gjithë revoltën që e keni bërë në Maqedoni. Ekziston një mënyrë për të shpëtuar nga unë, e ajo është që unë të mos zgjohem nesër ose pasnesër dhe ndoshta pastaj mund të jetë më e lehtë për ju që të gjeni një bashkëbisedues të përshtatshëm. Por ju nuk do ta shihni këtë film, ju premtoj se do ta luftoj sëmundjen, do të dal nga Infektivi dhe më pas na pret shumë punë. Dhe këta nga pushteti nëse mendojnë se ka mundësi për pakt me krimin dhe kriminelët, kjo nuk do të ndodhë. Do të mundeni, ju premtoj”, ka shkruar mes tjerash Mickoski. Zaev deklaroi se e kishte lutur kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski për të formuar qeveri të përbashkët por se me të nuk mund të merret vesh. “Hajt të hyjmë të gjithë, e hap për herë të parë këtë mundësi. U përpoqa në çdo mënyrë, thashë se me Gruevskin mundesha të gjej zgjidhje, por me Mickovskin nuk mundem. Nuk di çka të bëj tjetër! Ja tani e hap edhe këtë mundësi, edhe pse kam mandat deri më 2024-ën edhe tre vite e gjysmë, kam fituar në zgjedhje pas ndryshimeve kushtetuese, pas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, marrëveshjes me Bullgarinë, reformat që i bëmë dhe fitova, dhe edhe në rrethana të këtilla hap mundësi të debatojmë. Kur të dëshirojnë atëherë, prej nesër, pas zgjedhjeve lokale, kur të jenë të gatshëm të gjithë, atëherë”, ka theksuar Zaev dy ditë më parë.

Reagojnë shqiptarët

Sakaq, veç reagimit të OBRM-PDUKM, ka reaguar edhe Lëvizja Besa duke bërë me dije se në parim nuk janë dakord me bashkimin e mazhorancës dhe opozitës në një qeveri. Kastriot Rexhepi nga kjo pati, tha se qeveritë e zgjeruara ku përfshihen të gjitha subjektet politike janë në raste krize. Ai tha se opozita është një faktor i rëndësishëm dhe në këtë rast nuk do të kishte një opozitë. “Mendojmë që Qeveritë e zgjeruara ku përfshihen të gjitha subjektet politike zakonisht janë në raste krize kur nuk funksionojnë institucionet apo kur është rasti për krizë më të madhe. Për momentin nuk është ajo gjendje kështu që nuk shohim arsye, pse përveç se shprehet një vullnet të për kyçjen edhe subjektet tjera dhe mendojmë që opozita është faktor i rëndësishëm dhe në këtë rast do të kishim ngel pa opozitë”, deklaroi ai. Ndërkohë pro një qeverie gjithëpërfshirëse nuk kanë qenë as nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti nuk pajtohet me deklaratën e partnerit të tij, liderin e LSDM-së, Zoran Zaev që të formohet qeveri me opozitën. Ahmeti thotë se roli i opozitës është të kritikojë pushtetin, kjo sipas tij ndodh në të gjitha vendet e botës. “Opozita bën vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, sepse roli i opozitës, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm, përndryshe ato detyrë e kanë që mos të pajtohen me shumicën parlamentare”, tha Ahmeti. Edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka hedhur poshtë refuzimin e Zaev. Sipas tij, kjo nuk është një ide e re, dhe se kjo ka të bëjë me ridefinim e qeverisë, për të cilin, siç tha Gashi partia e tij është e gatshme të diskutojë.

Më të lexuarat