BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Rajoni

Protesta në mbarë botën kundër izolimit, policia greke del kundër qeverisë: Nuk do i përndjekim, janë njerëz të lirë!

Protesta në mbarë botën kundër izolimit, policia greke del

Qeveritë në të gjithë botën po përballen me presionin në rritje, për të hequr bllokimet që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Grupe të ndryshme qytetarësh janë ngritur në protesta në lagje të ndryshme të Greqisë pasi kundërshtojnë masat e qeverisë për kufizimin e pranisë së banoreve në sheshe.

Protestës së qytetarëve si në asnjë vend të botës i ka ardhur në mbështetje edhe policia greke.

Në një njoftim zyrtar, policia shprehet se nuk do t'u imponojë grekëve masat e ekzagjëruara të ndalimit, në kuadër të koronavirusit.

“Prezenca e policisë krijon klimë pakënaqësie në popull dhe nuk është ky misioni i Policisë, kundrejt nënshtetasish që nuk kanë asnjë predispozicion për të thyer ligjet e shtetit, por jo masa të përkohshme, që gjykohen si ekstreme dhe sureale.

Policia nuk ka asnjë dëshirë dhe predispozicion të ndjekë dhe përndjekë qytetarë të qetë që dalin në sheshe (plate) apo në bregdet, sepse janë njerëz të lirë.

Nuk është dhe nuk funksionon për të ruajtur dhe gjurmuar veprimtarinë e individit në të përditshmen e tij, as nuk punon për të bërë disiplinuesin e zbatimit të masave të virusit” ka deklaruar përfaqësuesi i Policisë Greke z.Theodoros Chronopoulos.

“Roli i Policisë nuk është ky, por është ruajtja e rendit dhe sigurisë dhe nuk mund të ndërhyjë teksa njerëzit po përpiqen të ruajnë dhe respektojnë masat, brenda mundësive. Rritja e masave kundër koronavirusit nuk do ta gjejë policinë përkrah qeverisë dhe përballë qytetarëve të vendit”, thuhet më tej në njoftim.