Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Protesta të jashtëzakonshme në Maqedoni, digjet zyra e Presidentit, arrestime e plagosje pa fund

 Protesta të jashtëzakonshme në Maqedoni, digjet zyra e Presidentit, arrestime e plagosje pa fund

Postuar: 13/04/2016 - 22:29

Në Shkup, protestat kundër presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, janë përshkallëzuar në dhunë. Disa protestues janë plagosur gjatë përleshjeve me policinë, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar në stacione policore.
 
Situata ka eskaluar në momentin kur forcat e policisë kanë tentuar të ndalojnë turmën e protestuesve që të mos demolojë zyrën e presidentit.
 
Por, një pjesë e Zyrës Popullore të Presidentit të Maqedonisë është djegur tërësisht. Protestuesit kanë gjuajtur me vezë dhe sende të forta edhe Ministrinë e Drejtësisë, por forcat policore kanë arritur t’i shpërndajnë prej atje, shkruan REL.
 
Protestuesit, nën organizimin e organizatës joqeveritare “Protestoj”, janë mbledhur kundër vendimit të presidentit Ivanov për të falur të gjithë politikanët dhe personat e tjerë, të akuzuar nga Prokuroria Speciale për vepra të rënda si: falsifikim i zgjedhjeve, shkatërrim i aparaturave me të cilat janë kryer përgjime, pedofili, keqpërdorime financiare dhe shpërdorime tjera të detyrës zyrtare.
 
Protestuesit kanë thënë se presidenti mund “t`i falë kriminelët, por këtë nuk do ta bëjë populli”.
 
Protestuesit janë shpërndarë, ndërkohë që në pikat kryesore të Shkupit mbeten të stacionuara forca të shumta policore.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 07:54

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Postuar: 23/06/2019 - 19:59

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka publikuar ndryshimet në kabinetin e tij qeveri

Postuar: 22/06/2019 - 23:54

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim n

Postuar: 22/06/2019 - 20:31

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se SHBA vazhdon ta përkrahi dialogun mes Kosovës dhe

Postuar: 22/06/2019 - 15:30

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë përgjegjëse institucionet e Kosovës pse po dështon Samiti i P

Postuar: 21/06/2019 - 18:55

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka folur në lidhje me çështjen e heroit Go

Postuar: 21/06/2019 - 18:53

Propozim ligji për regjistrimin është lëshuar në procedurë parlamentare e cila do të zgjatë.