Rajoni

Publikohen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, ky është numri i mandateve që ka marrë çdo parti

Publikohen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, ky është numri i

Rikthehet “online” faqja e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, pas një defekti të gjatë duke shkaktuar mospublikimin e rezultateve zyrtare por jo përfundimtare.
Sipas KSHZ nga gjithsej 1.814.263 votues në zgjedhjet e 15 Prillit kanë votuar 942.334 votues. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 31.466. Në bazë të rezultateve të KSHZ renditja e partive është si vijon:

KOALICIONI “MUNDEMI” - 327.329 VOTA – 46 DEPUTETË

VMRO – DPMNE DHE KOALICIONI - 315.344 VOTA – 44 DEPUTETË

BDI - 104.587 VOTA – 15 DEPUTETË

ASH – AAA - 81.297 - 12 DEPUTETË

E MAJTA - 37. 551 VOTA – 2 DEPUTETË

PDSH - 13.891 VOTA – 1 DEPUTETË

Rreth mosfunksionimit të ueb-faqes së KSHZ-së, kryetari Derkovski tha se bëhet fjalë për sulm kibernetik nga hakerat.