Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Publikoi foton pornografike në Kuvend, deputetja “kryqëzohet” nga ambasada britanike

Postuar: 19/05/2019 - 10:35

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Parlamentin e Kosovës. Deputetët miratuan projekt rezolutën për themelimin e tribunalit për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Mirëpo, në këtë seancë vëmendjen kryesore e mori deputetja Flora Brovina, e cila publikoi një fotografi, me të cilën pasqyronte dhunën seksuale të serbëve ndaj femrave shqiptare gjatë luftës.

Në foto ajo tha se janë ushtarët serbë që përdhunojnë një grua shqiptare në sy të familjarëve të saj. Por ajo fotografi doli të ishte marrë nga një film pornografik dhe e gjithë kjo shkaktoi reagim të madh në Kosovë.

Në vazhdën e reagimeve është edhe Ambasada e Britanisë. Selia diplomatike e Britanisë përmes një postimi në Twitter ka theksuar se krimet e rënda duhet të hetohen nga institucionet e duhura dhe dhe jo oportunizmit politik.

“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 22:19

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi 10 metra teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Postuar: 15/09/2019 - 18:46

Ka ndërruar jetë në spital edhe personi i tretë që u plagos nga masakra javën e kaluar në një lag

Postuar: 15/09/2019 - 13:53

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që

Postuar: 15/09/2019 - 07:52

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin “Listës Serbe” kanë ngritur dje

Postuar: 14/09/2019 - 19:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj është

Postuar: 14/09/2019 - 18:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi ka

Postuar: 14/09/2019 - 18:44

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin ‘Listës Serbe’ kanë ngritur al