BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Rajoni

Punëtorët sezonalë nga Shqipëria, ministri grek zbulon çfarë do të vendoset brenda javës

Punëtorët sezonalë nga Shqipëria, ministri grek zbulon

Parlamenti në Greqi pritet të miratojë një projektligj që parashikon të japë zgjidhje për çështjen e punëtorëve sezonalë që shkojnë çdo vit në vendin fqinj nga Shqipëria.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. ”ProtoThema” citon ministrin grek të Zhvillimit Rural, Makis Voridis.

“Brenda javës, ne do të paraqesim në parlament një projektligj për zgjidhjen e çështjes së punëtorëve sezonalë nga Shqipëria që punojnë në sektorin grek të bujqësisë”, deklaroi Voridis.

”Ky problem u ngrit pas mbylljes së kufirit greko-shqiptar për shkak të pandemisë së koronacionit”, theksoi ai.

”Me garancitë shëndetësore, ne do të kemi numrin e punëtorëve që na duhen, në mënyrë që të mos ketë ndonjë çrregullim në prodhim, sidomos për produktet e prodhuara gjatë majit dhe qershorit,Makis Voridis si qershitë dhe pjeshkët”, deklaroi ministri grek i Zhvillimit Rural.