BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Rajoni

“Qasja e BE-së është e pa balancuar”, Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës!

“Qasja e BE-së është e pa balancuar”, Konjufca: Nuk

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca shprehet se Kosova nuk mund të pranojë të gjitha marrëveshjet me Serbinë, ku këtu përmendi bosnjëzimin. Sa i takon BE-së, ai tha se ka qasje të pabalancuar mes dy vendeve. Kryeparlamentari Konjufca ndër të tjera u shpreh se kërkesat e Serbisë janë bërë plan i Bashkimit Evropian.

“Jo të gjitha marrëveshjet mund t’i pranojmë, ne e analizojmë, kryeministri e ka ekipin e vet, dhe vetë atje është për këtë punë që t’i analizojë nëse ato janë në interes të Kosovës apo jo… 04:20 Ne nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që kjo është një pozicionim prej të cilës Kosova nuk mund të heqë dorë. Po të hiqte dorë, mund të çojmë në bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje përpos arsyeve të tjera, unë mendoj që njëra prej arsyeve kryesore, qendrore pse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar para dy vjetëve, me e spotu këtë proces të bosnjëzimit të Kosovës”, tha ai.

Ai tregoi edhe arsyet se pse e konsideron të pabalancuar qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

“Mua më duket e pabalancuar, sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që na i kërkon neve vetë Serbia, sikur dorëheqja pa kurrfarë procedure e kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik edhe i ligjshmërisë së institucioneve tona, të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht Bashkimi Evropian po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin tonë. Do të shkojë përmes kushtetutshmërisë, përmes ligjeve të cilat kanë para shikueshmëri. Është transparent procesi se kur japin kryetarët e komunave dorëheqje se çka ndodhë në Republikën e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe në komunat e tjera jo vetëm në atë të veriut. Sot, një kryetar i pjesës së këtyre komunave të tjera nëse jep dorëheqje organizohen zgjedhjet”, tha Konjufca.

Këto deklarata Konjufca i bëri pas shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë në Kuvendin e Kosovës.

Në reagim të deklaratës së kryeministrit Kurti dje, nga Bashkimi Europian sot ka thënë se s’ka qenë Kosova e vetmja që ka propozuar në tavolinë, por edhe Brukseli.

Ndërkohë, sot është bërë publik edhe propozimi i Bashkimit Europian. Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës, ndërkohë që krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.