BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x

Rajoni

Qëndrimet e Palmer alarmojnë serbët, Vuçiç i prerë se nuk ka për të njohur pavarësinë e Kosovës

Qëndrimet e Palmer alarmojnë serbët, Vuçiç i

Retorikat mes Beogradit dhe Prishtinës janë nxehur shumë dy ditët e fundit, ndërkohë që pritej një klimë më e qetë pas takimit të liderëve politikë me përfaqësuesit e BE dhe SHBA për përgatitjen e terrenit pak përpara takimit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë –Serbi në Beograd. Deklarata e djeshme e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik ka nxitur reagimin e ashpër të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ditën e djeshme Vuçiç në përgjigje të deklaratës së Kurtit, u shpreh se reagimi i Beogradit do të jetë shumë i fortë dhe i mprehtë në lidhje me mosrespektimi i marrëveshjeve ligjore të nënshkruara në Bruksel. "Është në rregull të jesh i butë dhe të bësh kompromis. Por kur dikush ju shtyn drejt një muri, kur shihni se dikush nuk dëshiron të bëjë kompromis, ju duhet të tregoni mprehtësi dhe forcë. Dhe fakti që Kurti po na shantazhon duke na thënë se si do të bisedohet me të dhe si do ta trajtojmë, ne do ta trajtojmë si çdo përfaqësues tjetër i institucioneve të përkohshme”, tha ai. Më tej i pari i shtetit serb ka qenë i prerë se nëse thirrja për takimin në Bruksel do të jetë me qëllim që ti kërkohet njohja e Kosovës, më mirë do të ishte që mos ta thërrisnin fare dhe takimi të mos zhvillohej. Ai shtoi se nuk mendonte se do t'i kërkohej të njihte Kosovën në një takim me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kryeministrin Kurti dhe se njerëzit nuk duhet të shqetësohen. "Nëse ai (Kurti) thotë se nuk do të flasë për  Asociacionin e Komunave Serbe, por që ne duhet ta njohim Kosovën, gjë që nuk do të ndodhë, atëherë ai nuk ka pse të vijë në takim. Dhe nëse ata presin që unë ta pranoj këtë, atëherë ata as nuk kanë pse të më telefonojnë", tha ai.

Alarmi serb

Vuçiç tha se ai nuk e kishte problem të diskutonte të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme, siç është problemi i të zhdukurve ose bashkëpunimi në fusha të tjera. Vuçic ka sulmuar edhe Brukselin kur është shprehur se ndryshe nga sa pritej, dikush mund të thotë gjithçka në lidhje me Serbinë dhe askush nuk reagon, as ato që normalisht duhej të reagonin. Ai i referohet në deklaratë faktin që Brukseli nuk ka reaguar as pas deklaratës së Kurtit mbi Asociacionin e Komunave Serbe, e cila lidhet me një marrëveshje të nënshkruar në Bruksel. Duket se Vuçiç veç BE, i “ka hapur luftë” edhe SHBA-ve. Në një deklaratë për mediat serbe Vuçiç është shprehur që amerikanët kanë punuar kundër tij dhe kishin planifikuar një grusht shteti në Serbi. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Borko Stefanoviç. "Unë kërkoj nga Aleksandar Vuçiç të thotë saktësisht se cilët amerikanë kanë punuar kundër tij dhe kanë qenë pjesë e një komploti për të kryer një grusht shteti. A e ka fjalën ai për ish presidentin amerikan Donal Trump ose të dërguarin e tij Richard Grenell, ose mos ndoshta Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Mattheë Palmer", pyeti ai.

Reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shtë deklaruar ditën e djeshme në lidhje me takimin me të parin e shtetit serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel, takim i cili pritet që të ndodhë brenda muajit qershor. Zoti Kurti u shpreh se ky takim do të jetë i pari në atë që e konsideroi si përballje me presidentin serb. Shefi i ekzekutivit theksoi se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë vazhdim i dialogut të mëparshëm, por vazhdim i dialogut të ardhshëm. “Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiçin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për veçse me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit 2020 në konferencën e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm dhe jo vazhdim për dialogun e mëhershëm”, ka thënë ai.