BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Rajoni

Qeveria e Albin Kurtit hedh poshtë marrëveshjen e firmosur në Washington: Nuk do të zbatohet

Qeveria e Albin Kurtit hedh poshtë marrëveshjen e firmosur në

Në fillim të muajit maj  ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në fillim të muajit maj, tha se Addministrata e presidentit Joe Biden ka konstatuar zyrtarisht se Marrëveshja e Washingtonit duhet të jetë baza për bashkëpunimin e mëtejshëm. Kosnett gjithashtu u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet t’iu përmbahen zotimeve të tyre dhe të punojnë së bashku për mbarëvajtjen e Marrëveshjes.

“Administrata e Biden-it ka konstatuar edhe zyrtarisht që Marrëveshjet e Washingtonit duhet të jenë bazë për punën tonë përpara. Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet t’u përmbahen këtyre zotimeve dhe të punojnë së bashku”, u shpreh Kosnett.

Pavarësisht kësaj deklarate të Kosnett, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur se Marrëveshja e Washingtonit nuk ka ligjshmëri në Kosovë.

“Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me ShBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët” ,tha Kryeziu.