BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Rajoni

Qeveria  e Malit të Zi jep lajmin e mirë për shqiptarët që jetojnë në këtë shtet: Mund të...

Qeveria  e Malit të Zi jep lajmin e mirë për shqiptarët

Qeveria malazeze ka miratuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, përdorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe datën 28 nëntor si festë kombëtare për shqiptarët në Malin e Zi

Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi ka qenë një problem i vazhdueshëm dhe objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.

Pas mosmarrëveshjeve të shumta, qeveria e Malit të Zi në nëntor të vitit të kaluar miratoi projektligjin për simbolet kombëtare të propozuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut.

Dënimet për shfaqjen e simboleve kombëtare në Mal të Zi janë pasojë e Ligjit për ruajtjen e qetësisë publike, i cili ishte në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën dhe parashihte dënime në rast se shpalosen simbolet e shteteve të tjera.

Në bazë të ligjit të Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose dënohej me burgim deri në 30 ditë.

Gjykatat në Mal të Zikanë ndëshkuar shumë shqiptarë në Tuz apo Ulqin për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar.