BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Rajoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për hapjen e kufijve, zbulohet data kur rinis lëvizja dhe lehtësimi i masave për udhëtarët, në kuadër të situatës së koronavirusit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për hapjen e kufijve,

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për rihapjen e kufijve. Për hyrjen nuk do të ketë asnjë kusht, as test për koronavirusin dhe as vetoizolim 14-ditor, siç ishte deri më tani.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor.

Qeveria lehtësoi edhe masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.

Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.