BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Rajoni

Qeveria “Kurti” 1 u rrëzua nga SHBA? Ambasadori amerikan: Qasjet e Kurtit kundër nesh sollën prishjen e koalicionit, politika mori mësimet që duheshin

Qeveria “Kurti” 1 u rrëzua nga SHBA? Ambasadori amerikan:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka pranuar se SHBA janë përgjegjëse për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti dhe për shpërbërjen e qeverisë Kurti 1. Sipas tij, prishja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vitin e kaluar, erdhi si pasojë e faktit që Shtetet e Bashkuara në atë periudhë nuk mbështesnin dhe nuk pajtoheshin me disa nga politikat e ndjekura nga qeveria “Kurti 1”. Ambasadori gjithsesi shpjegoi se gjithçka ndodhi në përputhje të plotë më Kushtetutën e Kosovës. “Qartazi, fakti që administrata e ShBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen. Mendoj se kjo është e qartë. Njerëzit do të shkruajnë kohë të gjatë për këtë, por do ta theksoja se çdo gjë që ndodhi, ndodhi në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Kosnett. Sipas tij, diçka e tillë ishte pozitive dhe detyroi politikanët në vend që të luanin lojën afatgjatë. “Në atë periudhë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë”, ka thënë “Kosnett”. Ambasadori amerikan u shpreh gjithashtu se tashmë më krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, është opozita ajo që është duke u përpjekur të afrojë pranë vetes sa më shumë votues, po përpiqen të kuptojnë më shumës e çfarë kërkon qytetari dhe se si mund ta arrijnë një pritshmëri të tillë. “E tani po e shohim qëndrimin e partive opozitare në Kosovë dhe më duket se LDK dhe PDK po e shqyrtojnë seriozisht çështjen se si t’i tërheqin votuesit. P.sh. ata e panë që gratë dhe të rinjtë votuan për ndryshim; votuan për një qeveri, një koalicion që premtoi se do të ndërmerrte përpjekje serioze kundër korrupsionit”, vijoi ai. Zoti Kosnet ka prekur edhe çështjen që shumë shpesh aktorë të ndryshëm politik etiketohen si persona anti amerikanë, etiketimi cili më parë ishte vënë edhe për kryeministrin Albin Kurti. Ambasadori Kosnett tha se për aq kohë sa shërben në Republikën e Kosovës, ende nuk ka hasur në një politikan i cili mund që të konsiderohet si anti amerikan. “E kam vënë re se dy kritikat më të mëdha, dy armët që njerëzit i përdorin kundër njëri-tjetrit janë akuzat se janë ose të korruptuar ose anti-amerikanë. Nuk e besoj që asnjëra nga partitë politike është anti-amerikane dhe nuk mendoj se e kam takuar ndonjë person në këtë vend që do ta quaja anti-amerikan”, ka thënë Kosnett.

Kosovë- Afganistan

Që pas largimit të forcave amerikane nga Afganistani, një paralelizëm është bërë mes situatës atje dhe situatës në Kosovë. Shumë figura publike kanë deklaruar se Kosova nuk duhet të varet aq shumë nga ndihma Amerikane pasi mund të kthehej në një Afganistan të dytë pas largimit të trupave amerikane nga territori kosovar. Ambasadori Kosnett, tha se nuk ka vend për vendosjen e shenjës së barazimit dhe se Kosova dallon shumë nga Afganistani. Gjithsesi sipas tij mund dhe duhet të nxirren shumë mësime nga gjithçka që ndodhi në Afganistan. Kosnett sqaroi se një nga gabimet e bëra nga qeveria afgane ishte korrupsioni dhe fakti që qytetarët e konsideronin se qeveria e tyre nuk po punonte mjaftueshëm për qytetarët e thjeshtë. “Kosova dallon shumë nga Afganistani, por mendoj se këtu nxirren disa mësime të rëndësishme. Së pari, njerëzit do të shkruajnë libra, me siguri me shekuj, rreth asaj se çka ndodhi në Afganistan, pse ra Qeveria në Afganistan? Por mendoj se janë dy mësime të rëndësishme për Kosovën. E para, korrupsioni”, tha ai. Dallimi mes dy vendeve, sipas tij është se Kosova ka zgjedhur që përmes zgjedhjeve demokratike të bëjë ndryshim për luftim të korrupsionit. Gjithsesi Kosnett siguroi se SHBA nuk ka ndërmend ta braktisë Kosovën. Ai shtoi se ka një pajtim të madh mes aleatëve që KFOR të rrijë këtu pasi e konsiderojnë se luan rol të rëndësishëm në ruajtje të stabilitetit. “Jo SHBA nuk do ta braktisë Kosovën. Por, më lejoni t’ju përgjigjem më gjerësisht. KFOR-i nuk është vetëm dhuratë për Kosovën. Një ndër fushat e pakta ku njerëzit në Serbi dhe në Kosovë duket se pajtohen është se KFOR-i luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të dy vendeve”, ka thënë Kosnett.

Më të lexuarat