BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut takim në Shkup, “Open Ballkan” ndan dy liderët Zaev dhe Kurti, ja zhvillimet

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut takim në

Të enjten u zhvillua takimi i paralajmëruar i dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në një konferencë të përbashkët të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev u bë e qartë se dy zyrtarët e lartë nuk janë dakorduar mbi iniciativën “Open Ballkan”, gjë që në fakt ishte e pritshme referuar deklaratave të mëparshme të zotit Kurti. Kryeministri i Kosovës, në prononcimin para mediave tha se Kosova dëshiron sa më shumë marrëveshje në aspektin bilateral në rajon dhe jo iniciativa ku nuk është BE brenda. “Ne dëshirojmë sa më shumë marrëveshje dhe zbatimin e tyre në aspektin bilateral, Kosovës dhe Maqedonisë dhe mbledhja e sotme është dëshmi e kësaj. Jemi të orientuar nga e ardhmja dhe për neve e ardhmja është BE. Bashkimi Evropian është fati ynë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë. Ne si Republikë e Kosovës i mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi BE dhe janë nga BE”, është shprehur ai. Më tej Kurti sqaroi se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive nuk do të mund të cenohen në zbatim, pavarësisht ndonjë dallimi që mund të kenë. Edhe kryeministri maqedonas Zaev, u shpreh se pavarësisht mos dakortësive mes qëndrimeve të dy shteteve në lidhje me “Ballkanin e Hapur”, nuk do të thotë se do të ketë probleme dhe nuk do të ketë marrëdhënie të mira mes dy shteteve.  Gjithsesi, takimi është vlerësuar shumë nga të dy kryeministrat, duke u quajtur si një takim historik nga zoti Kurti, në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. “Maqedonia e Veriut sivjet ka kremtuar 30 vjet të pavarësisë e Kosova 13 vjet të pavarësisë dhe kjo ishte mbledhja e parë ndërmjet dy qeverive tona për të intensifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha”, tha ai. Shefi i qeverisë së Kosovës tha se ky takim është shprehje e vullnetit për një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë. Ai bëri me dije se në takim është biseduar gjithashtu për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. “Si vende me synime të përbashkëta për integrim evropian e kuptojmë se luftimi i krimit dhe korrupsionit është parakusht i rëndësishëm andaj edhe biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë drejtim”, tha ai.

Marrëveshjet

Dy liderët bënë me dije se në takimin e djeshëm janë nënshkruar gjithsej 11 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo nga të dy kryeministrat u vlerësua se ky bashkëpunim është një konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, për bashkëpunimin e ngushtë, për realizimin e vazhdueshëm të interesave të ndërsjella dhe për ndarjen e përcaktimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i qëndrueshëm i paqes, plotësisht i integruar në BE dhe NATO. Në pjesën ceremoniale të mbledhjes, u nënshkruan Memorandumet për Mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e fushëveprimit të përgjithshëm të bashkëpunimit lidhur me studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë dhe për rehabilitimin e zonës tampon Bllacë mes dy objekteve kufitare të të dyja vendeve. Marrëveshjet e tjera përfshijnë: Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e diasporës; Marrëveshja për Statusin e Pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut dhe Forcat e Sigurisë të Kosovës ; Protokoll për Zbatimin e Marrëveshjes për realizimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Kosovës për rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor; Memorandum për Bashkëpunim në Sektorin Energjetik; Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e turizmit; Memorandum për Bashkëpunim në fushën e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik dhe sipërmarrësish; Marrëveshje për Partneritet ndërmjet ë Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Administratës për Vetëqeverisje Lokale si partner-lider i Maqedonisë , përfaqësuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale si partner për menaxhim me grant marrëveshjen për ndihmë teknike 2019/410-322, në kuadër të programit IPA Kosovë – Maqedonia 2014/2020; Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Kosovës; dhe Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës.

Më të lexuarat