
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Radojiçiç “kurban” i Vuçiç, Serbia përfshin Dodikun në sulmin terrorist në Veri: Ish-nënkryetari i Listës Serbe mori armë në Bosnjë dhe i fshehu në pyjet e Kosovës

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Tetor 2023

Serbia me në krye presidentin Aleksandër Vuçiç po përpiqet që përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës t’ia kalojë Bosnjë-Hercegovinës. Në urdhrin për zhvillimin e hetimeve kundër Milan Radoiçiçit, thuhet se lideri i këtij formacioni paraushtarak ka marrë armë në Tuzla. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se ka marrë në pyetje Milan Radoiçiçin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, fshat në pjesën veriore të Kosovës. Në njoftim thuhet se ai u mor në pyetje nën dyshimet se me disa persona të panjohur, kanë kryer vepra penale që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” si dhe me “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. “Milan Radoiçiç akuzohet se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat më së shpeshti i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit në relacionin Bubanj Potok- Vërçin, dhe të cilat më pas i ka transportuar dhe ruajtur në lokacione të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte dhe pyje të braktisura, kështu që si udhëheqës i një grupi me disa persona të panjohur, me veprim të përbashkët dhe një veprim përgjithësisht të rrezikshëm më 24 shtator ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në qytetin e Banjskës në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike. Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale. Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiçit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për “trafikim armësh” MPB-ja serbe tha se Radoiçiç u dërgua në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal, por nuk dha më shumë detaje. Më 29 shtator, Radoiçiç, përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviç, mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.
Reagon Bosnja
Pretendimet e Serbisë janë hedhur poshtë dje nga Bosnja. Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, tha për Radion Evropa e Lirë se "nuk ka informacion për ndonjë armë në zonën e Tuzllës", që lidhet me rastin e Radoiçiçit. E kontaktuar nga REL-i, edhe Zyra e Prokurorit të Kantonit të Tuzllës tha se "nuk ka, as nuk mund të ketë ndonjë informacion" për armët në këtë qytet të Bosnjës. Administrata Federale e Policisë tha për REL-in se do të "ndërmarrë aktivitete në lidhje me verifikimin e pretendimeve se Millan Radoiçiq ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla nga janari 2023 deri më 24 shtator. Në mëngjes do të kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të na japin informacionin në dispozicion
Prapaskenat e sulmit
Me këtë zhvillim të fortë tregohet se Vuçiç po bë “kurban” Radojçiçin. Dhe këtë e tregojnë provat e qarta. Ishte vetë Vuçiçi që e lajmëroi arrestimin për herë të fundit në intervistën për CNN. Edhe Radojçiçi, në deklaratën që ka bërë përmes avokatit ka thënë se ishte i gatshëm të jepte llogari para organeve të drejtësisë serbe për sulmin në veri të Kosovës. Po ashtu duhet pasur parasysh se Radojçiç u identifikua menjëherë nga policia e Kosovës si personi që drejtonte skuadrën e armatosur në Banjskë. Pavarësisht kësaj, ai qëndroi për 10 ditë i lirë në Serbi pa u thirrur nga prokuroria. Gjatë kësaj kohe, vendndodhja e tij ishte e ditur dhe presidenti i Serbisë deklaroi publikisht në 27 Shtator, (tre ditë pas sulmit) se Radojçiç ndodhej në Serbi, ndërkohë që ndaj tij nuk u mor asnjë masë. Gjithashtu vetë Radojçiç në deklaratën që bëri përmes avokatit, tregoi se ishte në një linjë me Vuçiçin. Ai e ndihmoi shefin e tij, kur mori mbi vete përgjegjësinë për sulmin, duke mbështetur alibinë e Vuçiçit se shteti serb nuk dinte asgjë për atë që po përgatitej në Banjskë.
Më të lexuarat


Liderët e Maqedonisë së Veriut gjejnë dakordësi, caktohet data e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, ja kur do të mbahen

Tronditëse/ Burri dhunon gruan shtatzane, 22-vjeçarja përfundon në spital

Përfundojnë në pranga dy zyrtarë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç pëson rënie të mbështetjes, e krahasojnë me Hitlerin (Video)

Ja detajet e reja tronditëse nga dosja e Prokurorisë për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, zbardhen të gjitha misteret e bashkëshortit që pagoi 30 mijë euro për ekzekutimin e gruas së tij

Meloni takim “kokë më kokë” me Vuçiç në Beograd, çfarë nuk u pa nga vizita e kryeministres italiane, ja gafa që iu shpëtoi serbëve

Në Shqipëri hapi kamp refugjatësh, kryeministrja italiane zbarkon në Serbi për të hapur fabrikën e automjeteve Fiat Panda elektrike

Prej 7 ditësh rezultonte e zhdukur, gjendet e pajetë 14-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut

Vjosa Osmani takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin e KE, zbardhen detaje nga biseda

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak zbulon se ka takuar këshilltarin e kancelarit Scholz, bisedime dhe me të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, zbardhen detaje
