Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin gjatë natës Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin
x

Rajoni

 Ramush Haradinaj,  thirrje  Albin Kurtit që të mos dorëzohet para Serbisë dhe të heqë taksën.

 Ramush Haradinaj,  thirrje  Albin Kurtit që të mos

 

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj tha se taksa duhet të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën shtet të pavarur. Në rast të kundërt, ai paralajmëroi kryeministrin e ri se do të ngelet duarbosh.

“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia.

Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi. Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë!”

Ndërkohë, Albin Kurti mbetet i vendosur në premtimin e tij për zëvendësimin e tarifave 100% ndaj mallrave serbe me masën e reciprocitetit edhe pse presidenti Alexandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do ta pranojë atë.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Kurti i bëri të qartë kreut të shtetit serb se Kosova e gëzon prej 12 vitesh pavarësinë dhe reciprociteti është i nevojshëm për të balancuar marrdhëniet.