BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Ramush Haradinajt i zbriten 101 vota pas rinumërimit në Dragash

Ramush Haradinajt i zbriten 101 vota pas rinumërimit në Dragash
Në një vendvotim në komunën e Dragashit ku koalicioni AAK-PSD kishte marrë 10 vota, kandidati për deputet, Ramush Haradinaj, kishte arritur të merrte plot 106 vota.
 
Kështu të paktën ishte shënuar në vendvotimin me numër 0509A/01D, por rinumërimi i këtyre votave nga ana e KQZ ia hoqi ish-kryeministrit 101 vota, duke i lënë vetëm 5 sa kishte në të vërtetë nga 10 votat e koalicionit.
 
Agjencia kosovare KALLXO.com, qe po përcjell procesin e rinumërimit të votave, tha se ka dallime të mëdha që nga hera e parë e numërimit të votave dhe pastaj në rinumërim.
 
Në këtë vendvotim kishte dallime të mëdha edhe në kandidatët e tjerë për deputet.
 
Parregullsitë te kandidatët e PDK
 
Kadri Veselit gjatë numërimit i ishin shënuar 91 vota, ndërsa rinumërimi atij i solli një votë më shumë.
 
Valon Muratit, Abelard Tahirit, Gentiana Beqës, Kurtan Kajtazit, Faik Gecit dhe Gazmend Bytyqit, rinumërimi ua hoqi nga një votë ndërsa tri ia hoqi kandidates Leonora Bunjaku.
 
Më i dëmtuari nga procesi i numërimit nga ana e kandidatëve të PDK-së ishte Mërgim Lushtaku.
 
Lushtakut në numërimin e 6 tetorit i ishin shënuar vetëm 3 vota, ndërsa pas procesit të rinumërimit atij i janë shtuar edhe gjashtë vota.
 
Parregullsitë tek kandidatët e AAK
 
Në numërimin e votave Lulzim Kabashit dhe Driton Qaushit i ishin shënuar nga një votë, ndërsa procesi i rinumërimit ua hoqi këto vota duke i lënë me zero vota këta kandidatë në këtë vendvotim. E kandidatja Fiknete Bejta e cila nuk kishte marrë asnjë votë në këtë vendvotim, pas rinumërimit u bë me një votë.
 
Parregullsitë te koalicioni Nisma-AKR-PD
 
Parregullsi pati edhe te kandidatët për deputetë nga koalicioni Nisma-AKR-PD. Aty rinumërimi Fatmir Limajt ia solli 2 vota më shumë, nga 11 në 13, ndërsa Behgjet Pacollit iu hoqën 3 vota, nga 13 vota në 10 pas rinumërimit.
 
Nga një votë rinumërimi ia hoqi edhe Vesel Krasniqit dhe Albana Bytyqit ndërsa një ia shtoi Albulena Balajt.
 
Parregullsitë te kandidatët e Vetëvendosjes
 
Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, Liburn Aliut, Fatmire Kollqakut, Haki Abazit, Rexhep Selimit, Saranda Bogojevcit, Mefail Bajqinovcit, Ali Lajqit, Agron Avdijajt dhe Eman Ramadanit, rinumërimi i këtij vendvotimi ua hoqi nga një votë. Ndërsa nga  një ia shtoi Albulena Haxhiut, Labinotë Murtezit dhe Mergim Mestanit.
 

Më të lexuarat