BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Rajoni

Raporti i tensionuar Kosovë-Serbi, ministri i jashtëm i Maqedonisë: Çdo vonesë e marrëveshjes do të dëmtonte gjithë rajonin

Raporti i tensionuar Kosovë-Serbi, ministri i jashtëm i

Ministri i jashtem i Maqedonise se Veriut Bujar Osmani  shprehet  se rajoni ende perballet me sfida e tensione prandaj duhet qe raporti mes Kosoves dhe Serbise te normalizohet

Ndryshimet e shpejta në gjeopolitikë, nuk e favorizojnë Ballkanin prandaj kërkohet nje marrëveshje e shpejtë  në mes Kosovës dhe Serbisë. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për Kosovapress thotë se në Ballkan ende mund të ketë sfida e tensione, ndaj thekson se nevojitet vëmendje e veçantë.

Ai ka folur edhe për draft-statutin për Asociacionin, ndërsa për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, tha se ka kthyer gjithçka në pikën zero.

“Situata e sigurisë në Ballkan është ende me sfida, nuk besoj që ka një kërcënim eminent për destabilizim. Kjo është në bazë të analizave që i bëmë si vende anëtare të NATO-s, edhe si kryesues i OSBE-së, dhe në bazë të gjitha informacioneve bilaterale që kemi. Do të thotë në Ballkan nuk presim ndonjë destabilizim që mund të ndodhë, mirëpo sfida e tensione mund të ketë, duhet një vëmendje e veçantë”, shprehet ministri.

Për çështjen e sigurisë në Ballkan dhe rrezikun potencial së fundmi ka folur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, sipas të cilit “Rusia po përgatit një luftë në Ballkan”.

Osmani thotë se deklaratat e tilla janë mesazh plus se pse duhet të mbyllen me shpejtësi temat e mëdha.

Si rrjedhojë, Osmani thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin për t’i përmbyllur mosmarrëveshjet.

Ndër të tjera ai theksoi se çdo zvarritje do t’i dëmtonte palët në proces, por edhe gjithë rajonin.